0 Comments

Nata asht e errtë

Dallgtë t’tmerrojnë

Turbina asht e frikshme

Çka e kuptojnë hallin tonë, ata që n’breg janë

***

S’ka asnji udhë që fund nuk ka.

***

E kem qitë kryet n’pragun e t’dashtunës,

e jem ba razi për çdo gja që vjen prej saj.

***

Saki m’bjer venë t’pi, se e dashtuna e hoqi nikabin prej syve.

***

Edhe dritë edhe nur, t’i merr hana kur bjen

Kur del ti edhe drandofillen larg n’hije e lenë

***

Trupin ma ka shkri, e dashtun ndamja me ty,

shpirti m’asht djeg me diellin e fytyrës t’dashtunës tem.

***

Zemra ma thej tovben që kam ba sikur gotën,
Mushknitë m’meten pa venë e pa gotë e mu dogjën njejtë si vena.

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

A nuk mjafton?- Sabahattin Ali

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj A s’të shkatërron dashuria?Forcën, a nuk ta shpenzon?A s’të shuhet zjarri yt?A s’është mjaft, oj zemër, a s’është? Dashuria nuk ka shkallëMendjen ajo ta merrPara botës u turpëroveA s’është mjaft,…

Vendim Morina-Edhe sa duhet tё pres

Mё tha mё prit, se unë po shkoj.I premtova, që s’do e harroj.Kaluan vjet, ku mbete, moj?Edhe sa duhet tё pres?Dikush të mё tregojë! Ma thuaj! Edhe sa duhet tё pres?Ulur në një qoshe, jam…

Pa mana-Fatijona Bajraj

Nuk i mebtë mana kurgjafit Veç plaga u thellu deri n'ásht Asnji gja ma s'ka shije Ma as loti i njelmët s'asht A thu t'ranat e vjeshtës Prapë n'bahar kanë me lulezu Vallë tash t'frymunit…