0 Comments

Insani asht nji pikë gjak e njimijë shqetësime

***

Nuk jam nji që s’e dallon hallallin prej haramit…

Me ty vena asht hallall, pa ty uji asht haram..

***

Lidhjen me njerëzit mbaje njëjtë si me zjermin.

Mos u largo shumë se ngrihesh e as mos u afro shumë se djegesh.

***

Nëse në nji shpi rritet vaji i grues, aty lumtunisë veç emni metun i ka.

***

S’e hjeku dorën prej fustanit tan

Edhe nëse me shpatë t’mprehtë m’bjen n’qafë

Nuk kam tjetër vend strehim pos teje

Edhe nëse iku, iku te ti

Thuej grejzës t’padobishme, masi që mjaltë nuk jep as mos t’thumboj.

***

Njeri duhet me kanë falënderues dy herë, edhe kur t’merr frymë edhe kur t’jep.

Se ndodhë që e merr mirëpo nuk munet me kthy.

***

Derisa jeni hamall i t’metave t’jueja, mos i përqeshni t’metat e t’tjerëve.

***

Ma mirë asht me u lidhë n’zinxhirë pse ke fol hak, se me u liru prej zinxhirve me rrena.

***

Derisa dhjetë dervishë flenë në nji qilim, dy mreta nuk strehohen në nji botë.

***

Nëse lules i jep ujë ma shumë se që duhet kalbet,

nëse njanit i jep dashtuni ma shumë se që duhet tërbohet.

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

Hafiz Shirazi-Ajkë ashku

Nata asht e errtë Dallgtë t'tmerrojnë Turbina asht e frikshme Çka e kuptojnë hallin tonë, ata që n'breg janë *** S’ka asnji udhë që fund nuk ka. *** E kem qitë kryet n’pragun e t’dashtunës,…

MAJLINDA SHAQIRI-KALIMTHI

Thanë,Zoti e pa me sy atë grua,Shikimi i saj margaritar,Në diamant u shndërrua,Ata than por nuk e pan,Nuk prekën rrugën e gjarprit,As nuk shijuan rrufen e krisur,Peshën e ylberit,Shijen e kripur,Ata thanë por nuk e…

Rozafa Shpuza-Pranverë n’shpinë e braktisun

Kët pranverë askush s’i pa tue lotue hardhitë... Degët shtriqën shtatin e u lidhën ny ndërvedi kësisoj sythet buluen kryenelte si thitha lehonash. Micave s'iu ba vonë se gërshana e krasitjes mbet varë në gozhdën…