0 Comments

Bregut të detit si atëhere
Kur të shihja plot mallëngjim
Kaltërsisë që falte deti
lumturi i falje shpirtit tim.
Në sytë e mi pafund kaltërsia
Se mrekullia ishe ti.
Valët dinake kur ta puthnin trupin
Shpirti më mbushej gjithë dashuri.
Një ditë ndoshta nuk do të jem
Trazirën e detit të mos e dëgjosh më
Kur valët luajnë valsin me ty
Ti dhe kaltërsia të jeni një.
Ndoshta unë aty s’do të jem
Fryma ime do të të sjellë jetë
Do ta ndjesh në zemër edhe ti
Unë jam aty dhe do të jem përjetë.
Do të të shoh me sytë e qiellit
Kur sytë t’i mbyllësh diellit ngrohtësinë
Do ta ruaj dashurinë e shenjtë
Si deti dhe qielli kaltërsinë.
Ti në breg sërish më eja
Valët trazohen kur ti je aty
Ato për mua janë lajmëtare
Që të të shoh nga qielli ty.
Me sytë e qiellit gjithnjë të vështroj
Ti mos më harro, eja pranë detit
nga lart të më shohësh si princ i kaltër
dhe unë të dukem si vajza e mbretit.

Related Posts

DONJETË TELAKU-ME IK

N'bardhësi t'atyne reveKisha dasht me ik e mos me u dyndMos me u dërrmu shpirtiMe gjana që nuk duhet me i ni.Me ik e mos me u shtypMos me u thërrmu jetaMe gjana që as…

ALBIN MEHMETI-DASHTUNIA JONË ASHT TJETËR DASHTUNI

Dashtunia jonë a’ tjetër dashtuniU takuem si n’kohë t’moçmeKur t’dashtunuemit takoheshin te kroniE shkëndijat e dashtunisë kanë lé n’gurgullimën e ujitEh, Tjetër krue asht kroni jonë i takimitNa s’u takuem me shu’ etjen e ujitU…

Bekir Sëtkë Erdogan-Me dashurinë tënde

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Me dashurinë tënde, një mali të madh i kam ngjarëMë je mu si tymi që me sillet në kokëSyri, gjuha e dora ime, ty s’të lëshojnëMë je po si romani që…