0 Comments

Tashmë janë bërë më shumë se dy vite që kur revista “Uji” filloi rrugëtimin e saj. Revista, dikur
ishte një ëndërr dhe ëndrrën tonë vendosim ta hedhim në realitet. Në fillimet tona nuk kishim asgjë
rreth vetës, përveç vullnetit për punë. Kur filluam rrugëtimin shpeshherë mendonim për
vështirësitë që do t’i kemi në rrugëtimin tonë. Frika jonë u lehtësua kur pranë nesh filluan të
ofroheshin njerëz me nam, të cilët rrugëtimin tonë e lehtësuan dhe punën tonë e bën më të lehtë.
Gjejmë rastin ta falënderojmë prof. dr. Metin Izetin, i cili u bë mësuesi dhe këshilluesi ynë në çdo
hap të rrugëtimit tonë. Gjithashtu falënderojmë prof. dr. Nuridin Ahmeti, i cili që në hapat tonë të
parë besoi në punën dhe na këshilloi për punon që do të bëjmë.
Revista “Uji” tani po përjeton botimin e numrit të dhjetë të saj. Do të vazhdojmë me përkushtim
të punojmë për një shoqëri të mirë e një letërsi e shkencë të mirëfilltë. Do të vazhdojmë të jemi
dera e autorëve të rinj, ku do të mund t’i botojnë punimet e tyre dhe do të jemi adresa e gjithë atyre
që botojnë brenda dhe jashtë territoreve dardane.
Duke u nisur nga postulati hyjnor “kush nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon as Zotin” gjejmë
rastin t’i falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, të cilët gjatë këtyre viteve kontribuuan për
revistën “Uji”.
Ky është vetëm fillimi!
Vazhdojmë…
Urime për numrin jubile të revistës!
-Redaksia

Related Posts

NORA LOKAJ-PARADOKS

Hija jeme mbytë në nji fotografi pa ngjyragërryen kujtimet, andrrat e zhuritunae tisi i bardhë i flokut rrudhat e ballit i mbulonpor jo vetminë që konak n’shpirt i banNë nji fotografi pa ngjyrashoh nënshtrimin syqorr…

FERDANE SAHITI-URTËSI

Dëgjova që n'vatan tem ke ardhëkëmbë pas këmbe t’u xhezdisë vërdallë në atë të ftohët e n'atë acarna mbushe me nur e na le nektar po nuhas aromë t'trandafilave aty ku abdes ke marrëi gëzum…

Botohet numri 3 i revistës“Uji”

Botohet numri i tretë i revistës kulturore letrare “Uji”, këta janë autorët dhe përkthyesit që prezantojnë në këtë numër. Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime, poezi…