0 Comments

7 nëntor

Parmbrëmë, pasi ai m’i kish shqiptuar ato fjalë, kur hyra në dhomën ku ishin mbledhur gjithë të afërmit e mi, bashkë me zotërinjtë Valentini, isha aq e trazuar shpirtërisht, saqë të tërë e vërejtën këtë gjë. Njerka ime më qortoi rreptësisht: më tha se jam vajzë e paedukuar, tekanjoze, që dorëzohem nga shpërthimeve të haresë dhe teprimeve të mallëngjimit, të gjitha dukuri fare të papërligjura. Kurse babai u rrek të më mbronte, duke ngulmuar që nuk ndihesha mirë.Të tjerët e patën mbyllur gojën të gjithë. Ai theror vijoi përgjatë një gjysmë ore. Më tutje munda të ndryhesha në dhomëzën time, e falënderova Hyun, duke iu përgjëruar ethshëm që të më grishte pranë Tij. Kalova një natë tejet të keqe, pa mbyllur sy asnjëherë. Shqyrtova gjendjen e zemrës sime, e druaj.Mariana ime e dashur, po të mos druaja nga mëkatimi dhe nga mërzia që mund t’i shkaktoja babait tim, Xhuditës, vëllaçkos, ty, e gjithkujt që ma do të mirën… do të kisha dashur të vdisja nga kolera…
Lamtumirë.

Related Posts

Kthim – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Tërë këto vite për kot, i kalovaPo të vij TyMjaft më duke u rrokullisur, mbarovaPo të vij Ty Ndalova dhe mendova pak më parëPashë që kjo rrugë është e sigurtU…

Botohet numri 4 i revistës“Uji”

Është botuar numri i katërt i revistës “Uji”, e cila përbëhet nga shkrime letrare, kulturore e historike Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime, poezi e përkthime.…

Xhemal Syreja-Të dua nga larg

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Të dua nga largPa ta ndje erënPa të përqafuarPa ta prekur fytyrënVetëm të duaAshtu nga larg të dua tyPa ta mbajtur dorënPa ta prekur zemrënPa u hutuat në sytë e…