0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Me dashurinë tënde, një mali të madh i kam ngjarë
Më je mu si tymi që me sillet në kokë
Syri, gjuha e dora ime, ty s’të lëshojnë
Më je po si romani që çdo natë lexohet
Ashiku po s’u dashurua e fsheh dashurinë
Fytyrat thahen në largësi
E hiç mbeten pranë tyre edhe detet e trazuara
Më je mu si oqeanet që këpusin stuhi
Bashkë me ditën që çelë zambaku në liqe
Thuaj vdis e njëmijë herë të vdes
Me je mu si karvani rrugë humbur
Në çdo shkretëtirë të hapur brenda në zemrën time

/Revista-Akademia/

Related Posts

Klimë e mërzisë-Fatijona Bajraj

Shumë e dertin ma gjuejti dynjaja N'thesin e zbrazun t'mrensisë Ashike gjoja po i tham vedit, ama Zemrën e kam n'klimë t'mërzisë N'mahkeme n'mallit m'barti dynjaja Fjaltë m'burgosen nuk m'bajnë dëshmi Prangat e mallit s'ka…