Historia e mësimit të nejit- Hakan Menuç
Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj
Derisa po vazhdoja t’i fryja nejit dhe të nxirrte zëra të çuditshëm të gjithë po vazhdonin të më shikonin me habi. Fillimisht habiteshim se përse nuk nxirrja zë më pas përse po del zëri i keq…
Të gjithë i pengonte fakti që po ushtroja në shtëpi, derisa në fund më thanë; shko dhe bjeri tjetër ku..
Kishte shumë ditë të tëra që isha detyruar të dilja rrugëve e ti bija nejit.
Edhe këtu e bënë një përzgjedhje…
Ose e bind vetën që pavarësisht të gjithave nuk po mund të ia dalësh dhe pranon paragjykimet e tyre e ndalon, ose vazhdon të zhvillohesh pavarësisht të gjithave.
A e di se çfarë ndodh nëse vendosë të vazhdosh?
Një ditë ai nej fillon të nxjerrë zëra të jashtëzakonshëm. Zërat që nxjerrë shndërrohen në tinguj që dridhin zemrat.
Më pas ndryshon edhe zëri i organizatës paragjykuese.
Thonë; offf, sa gjë e mirë qenka ky neji..
Madje të të them diçka më qesharake. Më beso që ata që i ke përballë do të të thonë këto fjalë;
“unë zaten e dija që ti do t’ia arrish”
Të gjithë që ti pret të të përkrahin fillimisht të bëhen pengesë e më pas sikur e aprovojnë suksesin tënd sikurse kanë qenë parashikues të mirë në atë që ti do t’ia dalësh.
Mirëpo ti më vetëm se je i bindur për këtë; Ti ia ke dalur pavarësisht të tjerëve, jo falë të tjerëve.
Pas një kohe pata marrë pjesë në programin e Gyneri Xhëvanoglut. Pas programit më telefonoi vëllau dhe më tha; “të përgëzoj Hakan. Sa bukur që ke fol. A e di se unë qysh nga fëmijëria e dija që ti nesër do të arrish.”
Qesha…
As shaka nuk bëra lidhur me këtë çështje. Tani më e dije se çfarë do çështje që të jetë në pyetje, suksesi dhe lumturia janë fundi i atij procesi…
Pra, rrugët që ia vlejnë të shkohen nuk kanë prerje…
Kur të zhvillojnë vështirësitë ty bindesh, në vendin ku do të arrish do të qëndrosh më mirë më fort.
Mbase tani nuk je i fokusuar në ndonjë sukses apo lumturi mirëpo nëse nesër apo një ditë thurë ëndrra dhe vendos të ecësh në një rrugë kur do që ta dëgjosh zërin e nejit përkujtoje këtë histori a u bë?