0 Comments

Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

“Në ven se të lypsh pretekst me u idhnu, lyp arsye për mu dashtunu.“

“Kujdes me kanë rrinë dhe me kanë shoqnohesh, se bylbyli të çon te drandofillja e sorra te plehnat.“

“Asgja nuk asht qysh doket, uji që sot të jep jetë, nesër munet me të nxanë frymën.“

“Asgja nuk asht qysh doket, uji që sot të jep jetë, nesër munet me të nxanë frymën.“

“Nuk asht e lehtë me kanë qiri. Për me shpërnda dritë, mas pari duhet m’u djegë.“

“Kuptohen ata që i dajnë t’njejtat ndjenja, jo ata që flasin t’njejten gjuhë.“

“Zoti thotë: Kanë e do ma shumë se mu, e marrë prej teje, edhe shton: mos thuej s’muj me jetu pa ta. T’bajë me jetu edhe pa ta, dhe kalojnë stinët, thahen degët që jepin hije. Durimi bartet, edhe i dashtuni që e ki t’shpirtit nji ditë bahet i huej. Çuditesh. Miku kthehet n’anmik e anmiku t’bahet mik. Dynje e çuditshme. Gjithçka që thu nuk bahet, bahet. Thu nuk rrëxohna, rrëxohesh. Thu nuk çuditna, çuditesh. Ma e çuditshmja asht kjo, thudeka, e prapë jeton.“

“Sikur t’ish çelë menjiherë çdo derë që kërset, nuk ish kuptu shkalla e shpresës, durimit, dëshirës…!“

“Çdo gja e pret kohën e vet, As nuk çelë drandofillja As nuk lén dilli para kohe.
Prit, ajo çka asht e jotja, ka me t’ardhë“

”Thashethame mbas shpinës m’ke ba, kam ni. E para ftyres, thanë mu s’ma ki. Koke tut prej nji t’dobti si une, e prej Zotit tut s’koke.“

“Anija për me lundru ka nevojë për ujë. Po, nëse uji hyn mrena n’anije e fundos atâ. Çka asht uji për anijen, asht edhe dynjaja për besimtarin.“

“Njerëzit duhet me marrë mësim prej pemëve. Ato, nuk majnë llogarinë as t’zojve që rrijnë n’degët e tyne, as t’njerëzve që rrijnë ner hijet e tyne, as për frutat që i japin.“

“Zemra që s’e njeh dhimten e dashtunisë, ja i përket t’çmendunit, ja i përket t’vdekunit“

“Para se me eduku guhën, edukoje zemrën, se fjala vjen prej zemrës, e del prej guhës. “

“Dashtuno nji t’dashtun t’tillë që: t’pret si agjënusi që e pret iftarin me gotën e mushun ujë n’dorë.“

Related Posts

Xhemal Syreja-Të dua nga larg

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Të dua nga largPa ta ndje erënPa të përqafuarPa ta prekur fytyrënVetëm të duaAshtu nga larg të dua tyPa ta mbajtur dorënPa ta prekur zemrënPa u hutuat në sytë e…

Elif Shafak-Natë

Përktheu: Fatijona Bajraj Nëna ime në të katërmbëdhjetat u bë nuse, në të nëntëmbëdhjetat u bë kurban. Nëna ime e bukur, që kishte buzëqeshjen si shkëlqim dielli, u ther me thikë para syve të mi,…

Xhemal Safi-Nuk munda pa ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Harenë që më ka humbur kam provuar ta gjejëNë këngë e në saz, por nuk munda pa tyVjedha edhe një natë nga universiProvova të qesh pak, por nuk munda pa ty…