0 Comments

Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

“Nëse dritarja ku ti e sheh botën asht e papastër, lulat e mia kanë me t’u dokë lloç.”

“Mllefi asht si era, nalet mbas nji kohe, po shumë degë tanima veç janë thy. “

“Vllaznillaku i qenve zgat deri t’ju gjuhet ashti përpara.“

“Ngrite fjalën, jo zanin! Se nuk asht murmurima ajo që i rrit lulet, po asht shiu. “

“Nefsi asht therrë me tri qyshe, kudo që e prekë, thumon.“

“Në t’kanit bujar e në t’ndihmun, banu si uji i rrjedhshum
Në dhembshuni e në mëshirë, banu si dilli
Në t’mbulumit e t’metavet’tjerëve, banu si nata
Në zemnim e nervozim, banu si i dekun
Në ultësi e në modesti, banu si toka
Në tolerancë, banu si deti
Ose, duku qysh je, ose banu qysh dokesh. “

“Sa njerëz i kam pa, mi (trup) tesha s’kanë pasë. Sa teshat i kam pa, mrena tyne njeri s’ka pasë.“

“Kena nevojë për njerëz që janë me i marrë shembull, jo për ata që munohen këshilla me dhanë;
Ka shumë që dhajnë fetva, po gjinen pak ata që jetojnë me devotshmëri.”

“Çdo gja që e ban me zemër, njejtë ty ka me t’u kthy.“

“Sytë janë dy, veshët dy e goja nja.
Me pa shumë, me ngu shumë e me fol pak, duhet.“

“Mos meno që veç ti ki dert; ka që dertin tan e konsiderojnë nimet…”

“Sabri asht njipej’ i tillë që ti menon që po kputet, ai veç forcohet. Ti menon që po maron, ai veç shtohet…”

“Copa e atij që bjen prej minares gjinet. Gjinet, ama…
Copa e atij që bjen prej zemrës nuk gjinet ma.”

“Ma mirë ha bukë t’thatë me alimin se mjaltë me xhahilin.”

“Çka do që lypi, unë e lypi prej Allahut. Nëse ma jep, asht madhështia e Tij. Nëse s’ma jep, asht sprova jem. Nëse kërkon diçka prej Allahut, dera çelet, mjafton që me ditë me cakatë. Nëse thu, kur. Nuk e di. Ama mos u mërzit që nuk çelet, mjafton që ti dije qysh me nejt n’atë derë.”

Related Posts

M’kujto bukur përherë-Fatijona Bajraj

M'kujto bukur përherë Si pejsazhin ma t'hjeshëm M'kujto bukur përherë Edhe nëse mungesa jem t'ban si synin t'ndjeshëm M'kujto bukur përherë Edhe kur zemra jote vershon n'lot M'kujto bukur perhere Edhe nëse fryma jem nuk…

IBRAHIM EDHEMI

Ibrahim Edhemi ishte një sulltan madhështor dhe i drejtë. Një ditë dëgjoi disa kërcitma. Shkoi me vrap drejt vendit ku vinte zhurma dhe pa disa persona që nuk i kishte parë më parë. Çfarë po…

Ferdane F. Sahiti-Nana m’ka thanë

Nana m’ka thanë mos u dorëzo bijë Edhe n’rrafshinë me kanë mos u ndal Se tuj punue nji ditë do të bahet mal i madh Çika jem mbildhe mendjen fortë Çdo herë që bota t’rrëzon…