0 Comments

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një mizë ishte vendosur sipër grumbullit të mbeturinës së kashtës që gjendej në një pellg të fëlliqur. Sipas mendjes së saj pellgun e mendonte shumë të gjerë. Në ndërkohë ngriti kokën dhe tha me vete:
Ka shumë kohë që unë e mendoj detin dhe anijen. Ja pra ky është deti dhe kjo anija… Ndërsa unë jam një kapiten që e njeh mirë punën.
Pellgu i vogël për mizën ishte i pafund. Grumbullin e kashtës poshtë saj anije, dhe veten kapiten mendonte. Sepse tek miza nuk kishte sy për ta perceptuar drejt ashtu siç ishte situatën. Bota e saj ishte aq sa sytë i shihnin.


Përkushtim nga prof. Metin Izeti
Mos u bëj si miza që vrapon drejt errësirës dhe nuk ka hundë për të nuhatur aromën e trëndafilit. Nëse qëndron në fëlliqësi hunda do të mbushet me erë të keqe dhe nuk do ta ndjesh erën e lulishtes.

Related Posts

Abdurrahim Karakoç

Përktheu: Fatijona Bajraj UNË ÇDOHERË TË MENDOJ TY Unë çdoherë të mendoj ty Përgjatë imagjinatave të pafundme Unë çdoherë të mendoj ty Yjet rrëshqasin nga lart Ngjyrat shkëputen nga nata Zemra ime rrjedh lehtas Unë…

LETRA E MEXHNUNIT-FATMIR MUJA

Në letrën bosh, pika zuri vendMbas bismilahit, Lejlaja u përmendDhe sapo u shkrua emri i LejlasëLetra bukurinë ia mori dynjasëKush me dashuri dëgjon dhe shehFjalët e Mexhnunit menjëherë i njehKur boja e lapsit përzihet me…

JAM JETA VETË-Shukrije Dedinca Borovci

Jam femer... grua jam jam jeta vetë nuk ngjajë më Penelopen të thurr e të çthurrë pelhurë për mbretin tim. Jam vërtetë një tjetër Penelopë qeshë diellit sa lind... mbledh valë e dallgë në fustan....…