0 Comments



Kosovë, vatani jem i shejtë
Qefin m’u baftë flamuri yt
Nuk ma ndrrojnë dashninë për ty
Edhe po t’ma qesin lakun n’fyt

Ta du fort kaltërsinë
Që flamuri yt ma ka
Bekohet copa e bezit
Kur harta e artë qëndiset n’ta

Kurban u bafsha për tokën tane
Kosovë, oj votër e trimnisë
Ti, o trung i lashtë i Dardanisë
Djep i bujarisë e dashtunisë

Unë bija jote Kosovë
Që balli n’luftë m’preku n’tytë
Kam veç nji ideal në jetë
Qefin m’u baftë flamuri yt

Related Posts

Ferdane F. Sahiti

Ferdane F. Sahiti, u lind në Kopiliq të Skenderajt në vitin 1989. Shkollimin fillor e kreu në Turiçec, të mesmin në Skenderaj, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare (master) për ekonomi i përfundoi në Prishtinë. Po…