0 Comments

Si tren i vonuar
Kthjelltësia e mendimeve na godet
Për jetëshkurtësinë e kohës së kaluar
Në reminishencë na bërtet
Trenin vonë e shohim
I shkreti është aty tërë kohën
Ne shohim jashtë dritares
Pa e ditur se ku ndodhemi
Mundohemi ta zëmë tërë botën pastaj
Kur na godet mu në thelb të mendimit vonohemi
Jemi të vonuar në kohë
Ajo shkon e objektivisht humb
Vetëm pasi treni kalon
E shohim sa i gjatë ishte
Por i shpejtë si plumb

Related Posts

METIN IZETI-HAL…

Koka ime është pak e zënë, pak e lodhur ... sot në mëngjes frynë erëra të çmendura toka dridhej ngadalë erërat e çmendura në kokën time, nxitonin mu në kokën time u tremba... sytë e…

LETRA E MEXHNUNIT-FATMIR MUJA

Në letrën bosh, pika zuri vendMbas bismilahit, Lejlaja u përmendDhe sapo u shkrua emri i LejlasëLetra bukurinë ia mori dynjasëKush me dashuri dëgjon dhe shehFjalët e Mexhnunit menjëherë i njehKur boja e lapsit përzihet me…