0 Comments

Ti dhe unë u takuam,
Në teh
Të tokës
Që erdhëm për ta shpëtuar
Nga zemërimi,
Nga urrejtja,
Nga zjarri,
Nga plumbat,
Nga vdekja.
Ti dhe unë u takuam,
Mbi shpresat
E syve të femijëve
Pa lotë
Të frikësuar
Nga makthet
E dimrave të ftohtë.
Ti dhe unë u takuam
Mbi sekretet
E ndërtuara me shekuj
Gur mbi gur
Rrugëve të përlyera
Të humbur në flakë
Dritare të thyera
Me barkun bosh
Të njerëzve
Që refuzojnë lëmoshën?
Ti dhe unë u takuam
Në malet e kaltërta
Bjeshkët e purpurta
Perëndimet e diellit
Të përhirta e të gjelbërta
Dhe re prej tymi.
Ti dhe unë u takuam
Në burg
Të mbushur me të burgosurit
E kohës
Në tendat e mbuluara me borë
Në pritje të asgjësë.
Ti dhe unë u takuam
Gjatë ditëve
Dhe netëve
Duke u munduar të ndërrojmë
Destinimin
E fateve të njerëzve
Dhe rrjedhën e lumenjve
Në një filxhan të vogël.
Ti dhe unë u takuam
Dhe u ndamë
Me lot
Në një natë të stuhishme
Pa asgjë tjetër
Pos një monedhe
Si kujtim
I tokës me shpirtra të trazuar
Duke na shikuar në heshtje nga pas.
Ti dhe unë,
Ndonjeherë pyes!
A thua jemi takur ndonjëherë
Në tokën e shpirtrave të trazuar?
Që u munduam ta shpëtojmë
Apo ishte ëndërr
Në të cilën u humbëm!

Related Posts

JANARI-FERDANE SAHITI

Me dhemb shpirti e nga dhembja nxjerr lot e ofshamëNuk duron kjo zemër të jetojmë të ndamëDua të ndez flakë të bujshmeE në zemren tande të mbetem nji vullkan që lë gjurmë të pazhdukshme. Premtimet…

METIN IZETI-FENA/SHKRIRJE

Mendimi humbet, zhduket dhe fundoset Në luginën e të qarit, ku lahet shpirti, Aty ku jetojnë vuajtjet, ku rrjedhin lotët Vuajtja me rrota shkel e kalon përmbi. Ndërsa mendimi fle, i lënguar, në paqe, Dashuria…

Shqipe Malushi

Shqipe Malushi u lind në Pejë. Është shkrimtare, trajnere për udhëheqje dhe çështje gjinore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Mori pjesë në themelimin e shoqatës “Motrat Qiriazi” ku filloi të punojë me refugjatët…