0 Comments



Unë, do t’vi si n’takimin tonë t’parë,
Do vishem përsëri me padijen tem për dashtuninë,
Ashtu kryeneçe, e vendosun për mos me ndryshu!
Do buzëqeshi vazhdimisht, si atë ditë,
Do rri në rreze t’dillit e do t’digjet fytyra jem, si atë ditë,
S’asht se e kam dashtun aq shumë dillin…
Ti, do t’vish ashtu si atë ditë
Do t’flasësh vazhdimisht, për gjithçka, pa përmendun dashtuninë.
Kryeneç e i vendosun me arrit’ ata që don, ashtu do vish,
Dilli ka me t’djegë edhe ty, dyfish,
Ashtu ke thanë, që dy dilla t’rrezojnë ty…
Do t’takohemi përsëri,
Unë me padijen tem, ti me frikën tande,
Emnin n’libër, t’u u dridh, prapë kam me shkru
Ti prapë ki me u mundu me ma prek dorën, (shoqnisht, sigurisht haha)
Kadal dal i dashtun, ki me ma mësu se çka don me thanë me u dashtunu
Padija jem për dashtuninë, ka m’u harru…

Related Posts

Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përkthyer nga: Prof. Dr. Metin Izeti Nëse do të ikësh nga diçka, mos ik nga gjarpri, akrepi, luani, tigri, por nga epshet dhe dëshirat që burojnë nga trupi, sepse të gjitha hallet që na bien…

METIN IZETI-HAKIKATI/E VËRTETA

Hakikati shfaqet si një lumë si një peshk bredhës në ujë si një dru ulliri, si një hurmë e hollë që rritet në liri, në brendësi bën bujë. Hakikati duket mbi një lule si një…