EJMEN ISMAILI-E PËRDORI ‘DEXHALLIN’ PËR ‘MESAZHIN’!

EJMEN ISMAILI-E PËRDORI ‘DEXHALLIN’ PËR ‘MESAZHIN’!

0 Comments

Bismil-lahi emnin e Zotit ta thom
Borxh e kemi në gjitha pun kur t’i fillojm*
Nuk do të mundohem këtu të shkruaj për ndonjë mendim/analizë, me fjalë dhe
terminologji që na hap konceptet tanë. Por do të mundohem sa më thjeshtë të
paraqes një besimtar. Sepse, më duket që na ka kapluar ‘informacioni’ i tepërt,
fama që po na shtyn në mendjemadhësi, që po na largon nga fryma e
vërtetë/nënshtrimi ndaj Zotit. Do shkruaj për një njeri, që më duket çdo herë
si sahabiu; Hasan b. Thabiti (r.a.) i kohës – të përdorësh aftësitë/mundësitë e
tua për ta shprehur frymën e vërtetë.
Një 19 vjeçar, kur dëshironte të largohej nga Halepi/Aleppo për arsye të
studimeve në kinematografi, i ati ia la një amanet, Kuranin Famëlartë. Në xhep
kishte 200 dollarë dhe me vete pëshpëriste premtimin e dhënë nënës ‘për t’i
shërbyer Islamit’…
Mustafa Akkad, gjuhën e kinemasë në Hollywood, e mësoi kur ishte asistent i
regjisorit Sam Peckinpah. Por frymëzimin në këtë gjuhë, e thekson që e ka nga
regjisori i filmit ‘Lawrence of Arabia’, David Lean. Aventurat në

kinematografi të Akkadit, vazhdonin edhe me seri të famshme të horrorit. Por
preokupimi i tij, ishte shumë më i lartë se sa një ‘famë’ që harrohet.
Që si 20 vjeçar Akkad, jetoi në Sh.B.A. Pavarësisht kësaj, ai kurrë nuk e
komprometoi identitetin e tij mysliman. Si producent dhe regjisor, thellë ishte
në mendime që të sillte në kinema ngjarje nga historia jonë, u përpoq që
nëpërmjet kinemasë lumturinë që e sjellë imani tua tregojë edhe të tjerëve.
Po qe se duhet kujtuar edhe problemet si paragjykimet asokohe që vazhdojnë
edhe sot, që ishin kundër Islamit. Si një besimtar me profesion regjisor,
rahmetli Akkad, u mundua ta shfaqë dhe t’i thyej barrierat të ndërtuara nga
paragjykimet, frika e të tjerëve ndaj Paqes/Islamit.
Ashtu siç kërkon çdo gjë kohën e tij, ashtu edhe tek Akkadi ideali i tij kërkoi
kohë për t’u pjekur. Më nuk ishte ai i riu ‘gërhalë’, por ishte një ‘xhevahir’.
Në një intervistë Mustafa Akkad tregon se si filloi t’i përvesh llërët për filmin
‘Mesazhi’:
“Kur u bëra babë, kisha një ndjenjë në thellësi, për një çast kujtova
përgjegjësinë, kisha dertin se si ‘më mirë mund t’ua mësojë fenë’. Kështu më
lindi projekti ‘Mesazhi’ – thjesht për të ardhmen e gjithë fëmijëve. Por nuk
ishte aspak e lehtë. Sepse ishte vërtet e vështirë të bëhej një film me qëllime
dhe nocione fetare me Antony Quin në Hollywood. Sepse në traditën e
Hollywoodit, gjithçka rreth Islamit është e shëmtuar… Mbi të gjitha këto,
mendoj në një shënim personal, duke qenë një mysliman që jeton në Perëndim,
besova se ishte detyra ime të shpallë të vërtetën për Islamin. Mendova se mund
të ndërtojë një urë dhe të hapë një kalim drejt islamit.”
Historia e prodhimit të filmit është e gjatë, por Akkad tejkaloi gjithë
problemet asokohe. Në ditarin që e mbajti Akkadi mes viteve 1968-
1977 (E gjithë periudha e regjimit të filmit), shfaqet prioriteti dhe
mundi i Akkadit, gjëra që nuk duhet lënë në harresë.
Mustafa Akkadi e nisi ditarin e gjetur me pyetjen:
“Çfarë lloj filmi duhet të xhiroj?”
Faqet tjera përmbanin ushtrime intelektuale në lidhje me përgjigjen e
kësaj pyetjeje:
“Së pari, për kë duhet të jetë filmi që unë xhiroj? A duhet bërë një film
në anglisht me një audiencë perëndimore, duke i mësuar atyre besimin,

sepse ato në të shumtën e rasteve janë të keq informuar ose janë të
panjohur? Apo duhet të bëjë një film në gjuhën arabe që na mundëson
ta mësojmë historinë e Pejgamberit a.s., në një mënyrë tjetër?” “Pse
jo të dyja.”
E kuptojmë që ideja e ‘Mesazhit’ dhe ‘Er-Risale’ lindi nga këtu. Një skenar,
dy kastë të ndryshëm, dy gjuhë të ndryshme, një ekip dhe dy filma. Një
tentativë që nuk ishte parë më parë, jo vetëm në Hollywood, por edhe në
kinematë botërore. Pa dyshim, kjo ishte një ide e zgjuar, por po aq e
‘pamundur’.
Malik Akkad (djali) tha në një intervistë për të:
“Iu deshën 4 vite për të bashkuar të gjithë elementet dhe për të gjetur një
buxhet të lartë për një projekt kaq të madh. Kaloi 3 vite të tëra duke shkruar
skenarin, për të cilin u përpoq të merrte miratimin e të gjitha autoriteteve
fetare. Kishte të afërm, njohuritë e të cilëve u besonte, lexonin çdo kapitull që
ai shkruante, e kështu me radhë… Edhe nëse disa korrigjime vinin gjatë
xhirimeve, ai do ta rindërtonte setin dhe do ta xhironte duke e korrigjuar sipas
paralajmërimeve që kishte marrë.”
Në aventurën e tij të përgatitjes, Mustafa Akkad mori mbështetjen
profesionale të H.A.L Craig, skenaristit të ‘Waterloo’. Megjithatë,
këndvështrimi i tij ishte tjetër, Akkad mori ndihmë edhe nga romancieri
egjiptian Teufik el-Hakim për t’u munduar ta paraqes filmin.
Filmi, i cili trajtoi jetën e Pejgamberit (s.a.s), bëri një ndikim të madh me
përmbajtjen, skenarin dhe me muzikën e tij. Në vitin 1976, Akkad me
‘Mesazhin’ u bë i njohur në perëndim, kurse me ‘Er-Risalah’ në botën arabe.
Më pas, në vitin 1981, me ‘Luani i Shkretëtirës’, Akkad paraqiti spektatorëve
emrin më të spikatur të Senusive dhe simbolin e rezistencës me armë kundër
lëvizjeve kolonialiste italiane në Libi, po edhe rezistencës me dituri dhe urtësi
kundër lëvizjeve misionare franceze në Çad, Shehid Omer Muhtarin.
Besimtari me profesion regjisor, Mustafa Akkad, atëkohë tronditi thellë botën
që la në harresë fenë dhe jetën e mbështetur në/për fe.
Nga fjalët e të afërmeve dhe Malik Akkadit, mësojmë që Mustafa Akkad
kishte për qëllim të paraqes spektatorëve në kinema ‘Çlirimin e Stambollit’
nga Fatih Sulltan Mehmedi dhe një film të veçantë për çliruesin e Kudsit,
Salahuddin Ejubin

Udhëtimi, i Mustafa Akkadit, mbaroi në vitin 2005 në Jordani. Akkadi i cili
nisi udhëtimin në moshën 19-vjeçare me Kuranin Famëlartë në dorë që e
kishte amanet nga babai, 200 dollarë në xhep dhe premtimin që i bëri nënës
‘për t’i shërbyer Islamit’, përfundoi 2 ditë pasi ai u shtrua në spital nga arsyeja
e një sulmi gjoja ‘në emër të Islamit’.
*Nga ‘Mevludi i Pejgamberit në gjuhën shqipe’, Selman Efendi Elbasani [ribotim;
Logos-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2023]

/RevistaUji-9/