0 Comments

Qytetin e humbur po kërkojnë këto rrugë të vjetra
Dritën e humbur po e kërkon
Kjo errësirë e verbër


Në këto rrugë jeton zëri
i rënkimeve
të vuajtjeve, britmave të fshehura


Ky qytet ka qoshe të errëta boshe
Thellësi errësire të pafund
Në të mbizotëron edhe aroma
e derteve të pa derman


Në të mbizotëron ekzistenca e çdo inekzistence
Në të ka një paqartësi
Në çdo hap një ndarje


Një qorrsokak në kahje
Qytetin e humbur po e kërkojnë këto rrugë
dhe dritën e humbur…

/RevistaUjiVII/

Related Posts

H.K

Indet tona rrokullisur prej malitnë hone të thellaku mendimet në kredhjen e tyre kotensi një kothere buke ngelur në tavolinëdhe ku etika e Florës dhe e Faunësi përvidhet kinse errësirës që na ka pushtuar Qerthull…