0 Comments

Sikur të shihja një ditë që ke ardhur
Sikur një zog i qortuar
I lodhur dhe lagur në lum
Në zërin tënd dëgjoj një melodi


Që të mbarojë nuk di
Sikur të shihja një ditë që ke ardhur
Me ato vijat e fytyrës që nuk të mungojnë
Shtatin e ke më madhështor dhe guximtar


Sytë më të bukur se më parë
Mu si shiu i verës
Gjithë rrugët që shkelëm lule shprese çelën
Në rrugicë Babili janë kthyer


Sikur të shihja një ditë që ke ardhur
Zemra ime është bërë memece për ty
Nga sytë e tu vetëm unë prapa kam mbetë si një hije


Sikur të shihja një ditë që ke ardhur
Nuk je më mure si më parë
Në zërin tënd dëgjoj një harmoni


Që të mbarojë nuk di
Dhe përsëri jam bërë refugjat
Për sytë e tu këta dy sytë e mi

/RevistaUjiVII/

Related Posts

SYLVIA PLATH-PASQYRË

(Përktheu nga portugalishtja: ELVI SIDHERI) Jam prej argjendi, jam e saktë. Nuk kam asnjë paragjykim kurrsesi.Gjithçka shoh, e gëlltis menjëherëMirëfilli siç është, pa e ngatërruar me dashuri e mospëlqim.Nuk jam aspak mizore, thjesht e çiltër,Jam…

LEOTRIM VLADI-ZË I FSHEHUR

Nuk e di pse një zë të fshehur e dëgjojca fjalë që s’u thanë kurrë,për pranverën që iku,e asnjëherë më nuk erdhi.E tani eci nëpër rrugët pa emër,drejt një vendi pa adresë!Diku larg,për t’i gjetur…

ANDRIN KABASHI-APARTAMENTI NUMËR 13

Apartamenti numër 13, ishte apartamenti i familjes sonë, Qela. Aty kemi banuar ne: babai, nëna, unë dhe motra ime e vogël, Nina. Ky apartament gjendej në katin e dytë të ndërtesës dhe nuk ishte fort…