0 Comments

U zgjova në ty nga ëndrrat e dërmuara
Ti dëshira e vetme e luleve të mia të vyshkura
Tek po qëndroja në breg të lumit të gurgulluar
M’u ule përballë si një lozonjare


Lulet e mia po mbaje në duar
Trëndafili i bardhë
Të shkonte shumë Syvejda
I tëri i veshur nga qielli


E tëra si trëndafil ishe përballë meje
Si një shpirt i butë delikat
Disa lule i lëshove në ujë
Mbase askush s’mund ta hamendësoj këtë
Unë të kuptova ty Syvejda

Fundi i stinës së kopshteve
Mbase përsëri këto mbetje bëhen lule
Derisa po arrija m’u kujtuan
Edhe po të mos ishe ti ato do ishin me mua


E humba guximin për një moment
U ktheva pas ngadalë
I këputa trëndafilat e bardhë Syvejda
U ula dhe ndava vetminë me lulet
Me lulet e lagura


Që iu shtua edhe shiu i syve të mi
Tani është koha e kthimit
Më janë tharë lulet Syvejda
Të gjithë ujërat i more pas vetës
Sytë e mi të thatë i le pas


M’i more të gjitha
Pas më le mua dhe një trëndafil
Gjithçka ishte ëndërr Syvejda
Vetëm lulet më mbetën nga ti


Dhe këta sytë e mi të tharë
Çdo gjë e jotja më ka shkatërruar
Më le një boshllëk të madh
Të përmend kur shoh bardhësi

/RevistaUjiVII/

Related Posts

IMER TOPANICA-HIJET E NJË CIVILIZIMI

CIVILIZIMI ISLAM, HIJET E TIJ NË EVROPË DHE BALLKAN Civilizimi Perëndimor me të drejtë mund të cilësohet si një fëmijë i paedukatë i atij Islamik. Të paktën ky që është manifestuar pas periudhës së mesjetës,…

Mustafa Bilal Karaosmanoglu-A dashurohet pa frikë?

(Përktheu nga gjuha turke: Fatijona Bajraj)A dashurohet pa frikë?I fshehur pas roletave të mbyllurame frikë të kam dashur gjithmonëUnë çdo here jam firkësuar të humbasedhe nëse në dukje aryse për tu frikësuar s’kam pasNdërsa edhe…

HYRË H. FAZLIJA-JAM HAJDUTJA JOTE, VJESHTË…

Të kam vjedhur të gjithapikat e vesës,mëngjeseve kur dielli zgjohet,lindur me flatra zogu…Të kam vjedhur të gjitha puthjet e gjethevegjersa përqafojnë tokën,n'lagështi nate…Po.Të kam vjedhur, vjeshtë,përplasjen e erës, valë,shtrënguar n'gjoks tik- takesh,kristal shpirti…Të kam vjedhur,…