0 Comments

Liria ka kuptim,
të jesh i pavarur,
të mos nënshtrohesh,
… të mos jesh vetëm,
të kesh miq,
të jesh pjesë e natyrës,
e tokës, e diellit, e hënës,
e yjeve, e luleve, e kafshëve,
e shoqërisë, e shtetit, e mirëqenies,
të jesh demokrat,
dhe të mendosh mirë për të gjithë njerëzit e tjerë…

PORTRET NË FLAMUR
E shihni shqipen në qiell,
si shkëlqen në diell,
me klithma në liri,
kjo është një fantazi,
… mesazh ajo sjell,
të mos e zë njeri,
të rroj me njerëzi,
simbol të qëndroj,
magji të na bëj,
portret në flamur,
LIRIA të rrojë…

I DASHURI ATDHE
O i imi, i dashuri atdhe,
sa i çmuar më je,
unë e di për mineralet nën kodra,
dhe sa shumë vlen Ti …
Sikur mbeta peng këtu larg,
por i shoh nga dritarja shtigjet tua,
dhembjet në kraharor më pushtojnë,
dhe do të ngopem kur të vij vera…
Me fotografinë e detit,
dhe zemrën bujare, e plisin e bardhë,
të përfytyroj, ty, i dashur atdhe!
Më prit sa të vij edhe unë aty!

Related Posts

ARTJOLA KRASNIQI-MORINADO T’MË KËRKOSH

Do t’më kërkosh në çdo petale të lulevemos jam fshehurDo t'më kërkosh tek vendi i vjetërAty ku e filluam dashurinëDo më kërkosh edhe numrin tim në celularPor pa emërEdhe do jem përzier me dikë tjetërDo…

ALBIN MEHMETI-PREMTIMI

Në burgun e Zallishtes kishte probleme elektrike, dhe ftuan kompaninë “Elektrika” që të evitonte problemet. Pasi Adnani ishte elektricisti më i mirë në kompani, e dërguan atë. Kjo ishte mundësia më e mirë për realizimin…