0 Comments

Përkushtim për dajën tim


Pyes habitshëm a shkove për të mos u kthyer kurrë?!
Shkove, por dhimbja nuk pushon dot, sepse ka ende shpirt në ne.
Shkove e të mbuloi ai dhe i zi, por fryma jote amanet ende frymon.
Shkove, e bashkë me simfoninë e dashurisë që krijove si përjetësi.
Sa zemërthyer ndihem tani, kur veç fizikisht nuk je, e zërin ta ndiej gjithandej.


Sa shumë ke dhënë nga vetja, e sa shumë ke lënë për këtë botë
Sa shumë na mungon, sa mirësi të mira ke lënë si pavdekësi
Po dëgjoj, sa zemërgjerë ishe e sa dashuri të pafund për njerëzit kishe
Kujtimet e mia për ty do të jenë një simfoni e dashurisë së paharruar
Tërësi gjërash të çmuara, kujtimet të bukura, kujtimet të paharruara.
I pavdekshëm je në kujtesën tonë i tejbotshmi dajë
Harrimit do t’i themi “jo!”, kësaj radhe nuk jemi me ty
Daja është banor në shpirt.

Related Posts

LUMI HAJRA-Valigje e dashnisë

Sot e kam ba njet me t'kallzu sa t'du sa vetja jote n'zemrën teme zan' ven' t'du, t'du, t'du... edhe at'herë kur harroj me t'dashtë t'du, edhe kur larg jemi se dashnia na afron e…

LULZIM TAFA-VDEKJA ÇON FJALË

Unë do të vritem në këtë luftëpër secilën sumbulltë xhamadanitdo të marr nga një plumbdhe secila pikë gjakudo të bëhet sumbullnë këmisha dhe xhamadanatë ushtarëve e kapedanëvetë mi. /RevistaUji-VII/