0 Comments


Ti më shkruan mua në hakikat,

ndërsa unë i gjori, shkruaj vargje me mexhaz

Ti kroni i vetëm i frymës,

une frymëmarrës pa takat,

Unë jetoj në strehën Tende

i shashtrisur, tundem me përtesë

të ëmbël

nuk arrij për asgjë më shumë

nga ajo që Ti më ke dhënë.

Çdo gjë dhe gjithçka

Ti ofron me audiencën Tënde

diellin, akullin, borën

paqen, (sh)qetësimin e të çmendurve

Shpesh nuk i ze dot, prandaj

iki në ëndrra

ku vështrimi është i mjegullt

imagjinatë, dhe në mes, diçka e shkretë, çfarë të zgjon…

Ti je kënga ime e përjetshme

Ti je qenia e plotë e hakikatit tim

Sekreti është i (pa)qartë për mua

çfarë lloj nimetesh presin

në mënyrë të pakuptueshme, të lashtë

shkëlqejnë të gjitha ngjyrat e ylberit,

lumi kristal i çiltër,

dhe qielli në të, ndjenja baki e une Fani!!?

Ti je kënga ime e përjetshme

Ti je pëlhura e hakikatit tim





Related Posts

Fatijona Bajraj-Menzil

N'sexhade t'vjetër përmbysa ballin hafëz Ja Vedud, thirra mes lotësh tuj rënku Pata kanë nji shkemb i madh hafëz Udhës t'ashkut n'copë rane jam shëndrru Hejben e mbushun jemeqe hafëz Ua zbraza bilbilave që për…

E dashtuna jem-Ferdane F. Sahiti

E drejtoi dashninë tek ti Ti që mban kunorën e vërtetë të dashnisë E dashtuna e zemrës tem Sa herë të përqafoj ty Ma shndrit me nur krahnorin tem E dashtuna jem Si qëndresë e…

FILLIMI I RRUGËS DREJT LUFTËS

Viti 1996 nuk erdhi si një vit i zakonshëm për familjen Duraku. Ai erdhi i rëndë, me zhurmë çizmesh, me trokitje të dhunshme dyersh dhe me heshtje që rëndonte mbi shpirt. Për Kushtrimin, që ende…