0 Comments

Në këtë botë të trazuar,

Dhimbja është lajm i parë,

E shpresa, reklama në fund.

Njerëzit kërkojnë paqe,

Por nuk dinë të heshtin.

Të dashurit janë larg,

Të afërmit – të ftohtë.

Ndërsa kemi gjithçka në xhep:

Botën, librat, hënën…

Por s’kemi një përqafim

që zgjat më shumë se pesë sekonda.

E vërteta është ndarë në versione,

E dashuria në statuse.

Liria u kthye në pazar,

Ndershmëria në budallallëk.

Fëmijët mësojnë nga ekrani,

Sikur të mos ishin fëmijë.

Në këtë botë të trazuar,

Zemra nuk rrah, por vetëm pompon.

Related Posts

Giovanni Verga-Historia e një Laureshe

27 shtator Mariana, përse vallë nuk je këtu edhe ti, të shëtitësh, të vërtitesh, të dëfresh bashkë me mua? Përse vallë nuk të përqafoj dot, e nuk të them dot çast pas çasti “e sheh…

Dielli im – Ferdane Sahiti

Në melodinë e heshtjes do të të kujtoj veç tyZemra mund të të dojë, edhe kur s'të shoh me syE vetme, por jo pa ty, shfletoj librin,dhe ndiej aromën tëndeqë më drithëron shpirtin.Në përqafimin tënd,…

Vendim Morina-Edhe sa duhet tё pres

Mё tha mё prit, se unë po shkoj.I premtova, që s’do e harroj.Kaluan vjet, ku mbete, moj?Edhe sa duhet tё pres?Dikush të mё tregojë! Ma thuaj! Edhe sa duhet tё pres?Ulur në një qoshe, jam…