0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Duhesh ta dish që… duhet ta dish që…

Diplomat e varura në mure nuk mjaftojnë për ta bërë njeriun njeri

Duhet ta dish që…

Sa më shumë që të përdoret fjala e dashurisë,
Aq më shumë i zvogëlohet pesha e kuptimit

Duhet ta dish që…

Është e vështirë të gjesh se ku ka shkuar vija jote mes të mbrojturit të besimeve tua dhe mos

thyerjes se personit përballë
Duhet ta dish që…

Në mes miqve të vërtetë nuk ka distancë
As në mes dashurive të vërteta
Duhet ta dish që…

Përvoja jote nuk ka të bëjë më atë se sa ditëlindje ke festuar,
Por çfarë lloj eksperiencash ke përjetuar

Duhet ta dish që…

Familja nuk është çdoherë pranë njeriut

Mund të mësoni dashuri besim dhe interesim nga personat që të afërm nuk i keni

Familja nuk është gjithmonë biologjike
Duhet ta dish që…

Sado që të afërm të jenë edhe miqtë e ngushtë mund të hidhërohen ndonjëherë

Duhet falur ata
Duhet ta dish që…

Nganjëherë nuk mjafton falja e të tjerëve
Njeriu duhet vetën ta fal
Duhet ta dish që…

Sado që brendësia iu gjakos bota nuk e ndalon rrotullimin e saj për ju

Duhet ta dish që…

Kushtet dhe ngjarjet, mund të ndikojnë në atë që jemi
Mirëpo jemi përgjegjës vetë për atë që jemi

Duhet ta dish që…

Nëse dy persona debatojnë, nuk nënkuptohet që s’e duan njeri tjetrin

Nuk nënkupton që duhen ata që nuk debatojnë

Duhet ta dish që…

Çdo problem fsheh brenda vetës një mundësi
Dhe problemi mbete grimcë e vogël përballë asaj mundësie

Duhet ta dish që…

Po humbe shpejt dashurinë, e vuajtja zgjatë më vite

/Revista-Akademia/

Related Posts

METIN IZETI-DIKU THELLË…

Fryhemi, brohorasim fjalë të mëdha por diçka gjithmonë na brengosë fjalën që nuk e thamë nga krenaria, nga frika, nga interesi, një punë që nuk e bëmë duke u tërhequr nga e kota miqësia, të…

Unë – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Unë, erë e furishme e maleve me borëUnë, stoiku i rrugëve me pluhurUnë, lumë i shteruar i dashurisëUnë, rojtar i tokës, guri i varrit Unë, plagë që vazhdimisht gjakosëUnë, çoban…

Sezai Karakoç-Vdekje (Lejla dhe Mexhnuni)

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Do të ta tregoj vdekjen në shoqëri të vjeshtësShoqëruar nga dielli i dimrit Mirëpo, pashë që kjo nuk ishte vdekje, veçse ringjalle ishteËshtë një njoftim që tejkalon natyrshmërinëVjeshta dhe ngjyra e…