0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Nuk duhet të lidhesh me diçka ashtu verbërisht
Nuk duhet të thuash nëse nuk është ai/ajo nuk mund të jetojë

Nuk duhet të thuash pra
Sepse jeton

Nuk është e nevojshme të thuash fjalë të padobishme
Nuk duhet të duash shumë shembull. Nëse ai/ajo do më pak, thyhesh

Zaten, zakonisht ai/ajo të do më pak
Ngaqë, ti e do atë

Nëse nuk dashuron shumë, nuk vuan shumë
Kur nuk zotëron shumë, nuk i përket shumë
Madje, nuk duhet zotëruar shumë as duart e këmbët
Duhet të veprosh sikur nuk janë tuat
Kur nuk ke asgjë, nuk frikësohesh nga të humburit
Duhet të veprosh sikur mund të jetosh edhe pa to
Shembull, shumë gjëra nuk duhet të kesh në shtëpi
Mund të ecësh në rrëmujë të madhe
Nëse gjithsesi do të zotërosh diçka

Duhet t’i zotërosh vendet ku bashkohen çatitë më qiellin

Duhet ta zotërosh qiellin
Diellin, hënën, yjet…
Shembull, ylli i veriut do të jetë ylli yt
Ai është i imi do të thuash
Nëse do që gjithsesi diçka të të përkasë ty…
Shembull, ylberi do të jetë yti

Nëse gjithsesi do t’i përkasësh diçkaje, duhet t’i përkasësh ngjyrave

Shembull, të portokalltës, apo rozës
Ose parajsës do t’i përkasësh

Duhet të jetosh pa zotëruar shumë, pa i përkitur shumë diçkaje
Edhe sikur çdo çast do të rrjedhë e të ik nga grushtet tu
Edhe sikur përgjithmonë do të jetë jeta jote
Duhet të jetosh i bashkangjitur. Nga maja duke e mbajtur…

/Revista-Akademia/

Related Posts

Mejhane – Orhan Veli Kanik

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Pasi që më nuk e duaPërse atëherë të kalojPranë mejhanesKu çdo mbrëmjeKam pirëAtë duke e menduar

Omer Khajam-Ajkë ashku

Errësina prej dritës, rrena prej t'vërtetës ik Dielli edhe vet po t'asht përreth banë dritë Mos u mërzit, vetmia asht kaderi i t'vërtetave Sorrat me plimin e tyne, shqiponja vetun fluturon.. *** A ka ma…

Namik Kemal-Ringjallja

Dy zemra të dashuruara, të ngrohta dhe të gëzuara si të ishin përqafuar me njëra-tjetrën folën për çdo ndjenjë që kishin, për bukurinë e tokës, begatinë e pranverës, kënaqësinë e udhëtimit, shijen e vetmisë për…