0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Do të të fsheh ty më beso
Në shkrimet e mia, në pikturimet e mia
Në këngët e mia, në fjalët e mia

Ti do të mbetesh askush s’do ta di
Dhe askush nuk do të të shoh ty
Do të jetosh në sytë e mi

Ti do shohësh, do dëgjosh
Nxehtësinë e një dashurie vezulluese
Do të flesh, e do të zgjohesh

Do të shohësh, nuk i përngjajnë
Ditët e ardhura atyre që kanë shkuar

Do irritohesh

Për ta kuptuar një dashuri
Një jetë duhet harxhuar
Do ta harxhosh

Do të të jetoj ty, nuk rrëfehet
Do të të jetoj në sytë e mi ,
do të të fsheh në sytë e mi
Një ditë mu për të rrëfyer…
Do të shohësh
Do t’i mbyllë sytë e mi…
Do ta kuptosh

Lumturi pas meje
Kam jetuar tërë këto vite

Kam humbur të gjitha që në dorë më kanë rënë

Do të jetoj edhe pak
Vetëm një gjë kursyer kam

Një shikim, një vëzhgim, një shqisë, një mendim

Ndoshta i uritur do të mbes

Do të fajësohem kur do vdes
Kam shkruar pak, tash më gjithmonë do shkruaj

/Revista-Akademia/

Related Posts

Bardha Kolukaj-Ti nuk ishe më ti

T’pashë mbramë. Ishe më ndryshe se herën e fundit që t’kam pa, Prej larg sikur dojshe me m’bërtit e me m’sha, S’munda me t’prek, veç erën ta kam ndi... Erë, që s’ke e jotja se…

AMIR VELIU-LIBRI I PALEXUAR

Një libër flet mbi dollap, I mbuluar me pluhur që s’është bërë nga koha, Por nga harresa. Askush s’e hapi, Askush s’pyeti ç’fshihej aty. Ndoshta një jetë më e mirë, Ndoshta një rrëfim që shpëton.…