0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Ndryshon kahja e erës
Vyshken gjethet pa pritë
E humb rrugën anija në det
Port, kot kërkon
Buzëqeshja e të huajit
Ta ka vjedhur të dashurën


Helmi i grumbulluar brenda
Vetëm  ty do të të vrasë
Vdekja përjetohet vetëm
Dashuria është dy personshe
Nuk ka mbete asnjë kujtim
Nga dashuritë e përnatshme
Njëmijë vjet është larg
Lëkura që njëmijë herë e ke prekë 
Poezitë që do mund t’i kishe shkruar
Janë shkruar dhe kanë mbaruar që moti
Vdekja përjetohet vetëm
Dashuria është dy personshe
Nuk të ngushëllojnë më as këngët e vjetra
Lirohet hidhërimi i zinxhirëve
Dhe ujërat rrjedhin në kahje të kundërt
Nëse e heq dashurinë si një thikë
Vyen vetëm atë për ta mbytur
Zogjtë e dashurisë 
Kanë fluturuar 
Vdekja përjetohet vetëm

Dashuria është dy personshe
Je vetëm një melodi e humbur
E sosur e dalë qejfi
Nga sosja jote, duke fërkuar xhamat natën, lemëzohet një fëmijë
Sepse asnjë flutur
Vetëm nuk e jeton dashurinë e saj
Duke dashuruar asnjë insekt, asnjë zog 
Nuk është vetëm
Vdekja përjetohet vetëm
Dashuria është dy personshe

/Revista-Akademia/

Related Posts

Çelnik SHEHU-HEROINË E DARDANISË

Antigona bashkë me Shotën Brenda flamurit u bashkuan, Nën krahët e shqiponjës Të dyja bashkë u përqafuan. Shota ju bë nënë Antigonës E mbante shtrënguar në gjoks, E mbulonte me krahët e shqiponjës Gjatë natës…

LEOTRIM VLADI-PËRJETIM

Duke ecur drejt qetësisë, pyes veten nëse mund të largohem nga ky qiell i trazuar, larg shiut dhe horizontit gri… Në heshtjen e një hapësire të trishtuar, pranë një lumi, shfaqet një gjembore, duke ngritur…

Namik Kemal-Ringjallja

Zonja, emri i së cilës është Mehpejker ishte rriturnë një familje të ulët dhe të turpshme, krejtësisht në kundërshtim me moralin dhe edukatën që Ali Beu kishte.Që nga mosha e re ajo kishte qenë e…