0 Comments

Eh, bilbil që dikur k’noje,

Kodër më kodër fluturoje,

Tash veç era emrin ta flet,

A je shue, a je tretë?

Kur të shkruaj nga malli i zi,

Nuk e di, kush i pari u tretë në dhe,

Bilbil, ktheu edhe një herë,

Këndo prapë, si dikur me shpresë.

Që prej ditës që je largue,

Nata s’ka hanë, qielli s’ka dritë;

Veç breshni mbi zemrën tem u l’shue,

Veç heshtja me erën, në vesh më flet.

Nëse kthehesh prej dheut t’fjetun,

K’noma kangën e zemrës së tretun,

Se veç zani yt shembë terrin,

Veç ti m’kthen t’gjallë prej dheut.

Related Posts

Hz.Mevlana-“A nuk t’kam thanë?

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj A nuk t’kam thanë mos shko atje? A nuk t’kam thanë që ty, veç unë të njoh? A nuk t’kam thanë në këtë vend të vorfën, unë jam burimi i…

Ferdane Sahiti-Kanga e djepit

Kam ndjenjë gëzimi që fytyra më keshëmbaje vedvedin pa e humbun se me nuk mund ta gjesh gjithnji rri e heshtun ulun me nji bankënga dashnia për ty, nisa me k’ndu nji kangë. Vendi jem…