0 Comments

Të drejtohem ty, që sytë ke mbyllur,

Që dritën me terr ke zëvendësuar,

Që gjuhën ke mprehur për fjalë të thyera,

Por, hesht kur vetë e vërteta, rri e shkruar.

A thua vallë, mendja jote s’ndien,

Që ngjyra vetë s’bie mbi letër?

Apo, se fjala s’krijohet vet,

Po një dorë e fshehtë, e shkruan dhe e ngrin?

Si mund, o njeri, ta quash të bardhen, të zezë?

Si mund të mendosh se gjithçka u bë pa një dorë?

Kur çdo fletë e lisit që bie mbi dhe,

S’tund kokën pa një fllad që fryn mbi to…

Janë disa që rrugën kanë harruar 

As të gjallë, as të vdekur s’janë.

Janë si hija që diellin mohojnë,

E terrin si mëngjes e veshin.

Mendo

Se nata s’erdhi rastësisht,

As yjet nuk ndriçojnë pa arsye.

Një mendim i madh, një dorë e fshehtë,

I pikturoi në qiell, me urtësi të vyer.

Dhe ne, si fletë të vogla të një peme,

Përpiqemi të kuptojmë,

Por jemi thjesht

ecuri e dritës së bërë nga dora e Tij…

Related Posts

Dielli im – Ferdane Sahiti

Në melodinë e heshtjes do të të kujtoj veç tyZemra mund të të dojë, edhe kur s'të shoh me syE vetme, por jo pa ty, shfletoj librin,dhe ndiej aromën tëndeqë më drithëron shpirtin.Në përqafimin tënd,…

LOKJA IME- FERDANE F. SAHITI

Lokja ime Hanë, dritë e ndezur në zemër Lokja ime që mban më të bukurin emër Lokja ime që pranverë sjelle në çdo stinë Dimrat s'të arrijnë ty, por ti dimrat shkrin Toka ndihet e…