0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Vavi përfaqëson formën e gjenit tonë në barkun e nënës. Në të njëjtën mënyrë edhe në tasavvuf e përfaqëson të qenit modest. Për këtë thuhet: “Bëhu i drejtë si elifi dhe modest si vavi.”

“Njeriu nuk duhet të jetë egoist, por as ta shoh vetën si të pavlefshëm. Kur është nevoja duhet të jetë i drejtë si elifi dhe kur është nevoja të jetë modest sikur vavi.”

Në mënyrë të njëjtë, në Ullu Xhami është një pikturë ku janë katër vava të lidhur mes vete.
Ky vizatim është bërë duke u mbështetur në fjalët profetit Muhamed të cilat na thërrasin në kujdes.
Çka do të thotë kujdes nga vavet? Do të thotë keni kujdes në punët që fillojnë me V, për shembull të qenit guvernator (vali), të qenit kujdestar (veli) në një vend, të qenit përfaqësues i një pune (vekil) dhe të betuarit duke thënë: vAllah (pasha Zotin). Këto janë punë që kërkojnë përgjegjësi të madhe. Një gabim i një guvernatori apo veziri mund t’i dëmtojë shumë njerëz. Për këtë, thuhet që duhet pasur shumë kujdes në punët që fillojnë me V. Këto punë nuk duhet marrë përsipër pa i arritur aftësitë e mjaftueshme.
Kështu, ai që ka pikturuar ka fshehur një sekret interesant, që kur t’i shikosh vavat mbrapsht, sheh fytyrën e një djalli. Pra, bërja e drejtë e punëve që fillojnë me vav të bën ty vali, mirëpo marrja e asaj përgjegjësie dhe mos kryerja e saj mund të të kthejë ty në djall.

Related Posts

LEOTRIM VLADI-PREMTIM

Erdha në kodrën më të lartëPër të parë se çfarëMund të më mësojëI kam premtuar dikujt që deri atjeKu retë takohen me tokën do të shkoj. Mbi mua rëndojnë mëkatet e tuaPër të cilat unë…

Nexhip Fazël Kësakyrek-Ky shi

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ky shi… ky shi… më i hollë se fija e flokutKy shi që bie më i butë se frymaKy shi… ky shi… një ditë kur të pushojëPasqyrat fytyrën time nuk do…

Sezai Karakoç-Vdekje (Lejla dhe Mexhnuni)

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Do të ta tregoj vdekjen në shoqëri të vjeshtësShoqëruar nga dielli i dimrit Mirëpo, pashë që kjo nuk ishte vdekje, veçse ringjalle ishteËshtë një njoftim që tejkalon natyrshmërinëVjeshta dhe ngjyra e…