0 Comments

Si del natën, vetëm?!

Kur heshtjet bien mbi sy,

copëton retë,

grisë qiellin…

Vjen!

Ulesh n’prehërin e ëndrrave,

në buzë kujtimesh shton mallin:

do të pi dhe një gotë për ty,

le të jenë dy,

si poezi…

Më rri mbi qerpikë,

flutur që të mbaj në krah,

ku vetulla harkohet,

të të fshe lotin e rënë supeve,

n’harrim kohe…

Pastaj?!

Eh, pastaj…

Më deh gota që i flet ti,

deri në imazhin tënd.

Dehur nga dehja jote, largësi…

Si më ikë natën, vetëm, moj?!

N’boshësi prehëri lë gjurmë,

buzëvalë n’cep gote,

aromë gjethesh vjeshte të lara, kristal…

Si më ikë, moj vetëm, si?!

Kur frika të fle në syrin e zemrës,

dridhur si purtekë.

Xheloze…

Të pushoj dua në sytë tu,

pellg i thellë nate.

Të të mbajë qepallave edhe nëse më djeg

si fije shkrepseje…

Ikë, moj xheloze, ikë!…

Më prit në ëndrra, se,

harruar ke t’më shtrëngosh n’krahërorin

që pulëson afshëm, qetësi…

n’ty…

Related Posts

Mall – Ferdane Sahiti

Sot erdha unë me t'pa, me t'i ndigjue ato rrahje t'zemrës Erdha me e shue këtë mall Erdha me t'tregue që po harroj shumë gjana, por jo ty Se bash ti je arsyeja që po…

EJMEN ISMAILI-MËSUES…

Gjithmonë ka qenë një lloj paradoksi të flasësh për shpirtrat fisnikë. Arsyeja e paradoksës është; sepse ata na mësojnë udhën e shpirtit, sa do që fjala ta posedojë lartësinë e tij të bartjes, gjithmonë tek…

S’MJAFTON DASHURIA-ABDURRAHIM KARAKOÇ

Mos u lodh kot, oj zemër e gjorë Dashuria s’mjafton, s’mjafton Edhe po deshi bilbili, trëndafili thahet Dashuria s’mjafton, s’mjafton Ka arsye që peshojnë rëndë Vitet prishin çdo urë ndërmjet Të dashurit shpejt zemërohen Dashuria…