0 Comments

Ora 10.00 . 30 Maj 2016

Baba kontrollon frymëmarrjen

M’përkëdhel me dorën e djathtë flokët, diçka pëshpërit

Ndoshta bisedon me engjejt

Ndoshta ka fillue takimin me Zotin.

Shoh si i bajnë eshtnat e lëkura dritë

 Asht i qetë siç janë burrat fisnik

Vërr si ban syni

As unë nuk kjaj’ i ndihmoj t’kthehet n’krahun e djathtë.

Bani diçka llaf se unë po flej, thotë.

 Ora 10.25.

Çka mundet njeri me folë kur baba asht tue dekë, them me vete.

Ora 10.30.

Deka sillet nëpër dhomë

E ndjejë

Baba asht ende i qetë

Unë pres t’i nxihen kambët

T’i rrallohet frymëmarrja

T’i nxihen thojtë…

10.35

Mue m’shpeshtohen t’rrahunat e zemrës

Babës ia mbajë dorën

S’e kuptoj dekën

S’due me kuptue

S’due me e pa

Baba hesht…

Nuk e di a ndërroi jetë?!

Nuk e di as sot a ndërroi atë ditë Maji Baba jetë…

Related Posts

ANDRIN KABASHI-APARTAMENTI NUMËR 13

Apartamenti numër 13, ishte apartamenti i familjes sonë, Qela. Aty kemi banuar ne: babai, nëna, unë dhe motra ime e vogël, Nina. Ky apartament gjendej në katin e dytë të ndërtesës dhe nuk ishte fort…

KOSOVARE RAMADANI MEHMETI-LUTJE SHIUT

O shi,A munesh me i la krejt mëkatetA munesh me i la krejt t'këqiatA munesh me lëshu mëshirëHajt t'lutna sot, bjer pak ma shumëSe e mira s'po munet me dalë n'dritëAsht mbulu nga padrejtësia, nga…