0 Comments

Tre gurë t’randë
M’i lëshove
Mbi shpinë
Mungesën e tri gjanave
Që ma s’shumti
T’i kam dashtë
E t’fundit guri
Ma gjuejte n’zemër
Atë t’përhershmen
Mos prani
Tanden…
M’thuej jar
Qysh me i mshelë
Plagët e gurëve
Me t’cilët
N’mish e palcë
M’ke qëllu…
E du prapë

Edhe gurin
Edhe plagën
Veç për hatër
T’dorës
E cila
Gjuejt m’i ka…

/DIVANIRABI/

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-GAZEL HANËS

Pasha tetë halet e asaj Që kurrgja n’dynja s’i përngjanë Malli digjka përtej zjarri, hafëz Për kot nuk kanë thanë N’mes t’natës t’arbainit E plotë mbi lken ra Dynjasë e syve t’tij Tjetër nur u…

KËTU DHE TANI-FATMIR MUJA

Kur e do dikë, i do të gjitha gjërat që kanë lidhje me të E dashur bëhet sofra ku i dashuri ushqehet E dashur bëhet fjala me të cilën rrëfehet I dashur bëhet emri me…

Klimë e mërzisë-Fatijona Bajraj

Shumë e dertin ma gjuejti dynjaja N'thesin e zbrazun t'mrensisë Ashike gjoja po i tham vedit, ama Zemrën e kam n'klimë t'mërzisë N'mahkeme n'mallit m'barti dynjaja Fjaltë m'burgosen nuk m'bajnë dëshmi Prangat e mallit s'ka…