0 Comments

Pse fytyra jote s’bën më dritë si dikur
Andej nga është drejtuar shikimi yt
Ka filluar të shfaqet një hije
Dikush po e mbulon pamjen tënde

Ndoshta po qëndron përballë pasqyrës
Çfarë shikon?
Duket një i huaj që nuk e njeh!
Mos u ndal, vështro…
Do ta gjesh eklipsin tënd

Kush gjithësisë ia humbi shijen
E nektarin e bëri të hidhur
Po ç’të gjeti që u bëre armik i vetes
E ndjenjat tua të prangosën
Hapësira u bë një burg i madh
Që nuk po mund të arratisesh.

Ngjan që krenaria të ka eklipsuar
Edhe pse qëndron në mesin tonë
Pandeh, që s’je duke jetuar
A të ka mbetur pak forcë
Që ta dëgjosh zërin tënd të brendshëm
I cili thërret pandalur
Mos më mbyt, më shpëto…

Nuk të kërkohet
Më shumë se mundesh
Asnjë gjë përtej qenies
Vetëm çlirohu nga robëria
Arratisu prej vetvetes.

Related Posts

Elmedina Tahiri- Në heshtjen time

Mesazh! "Jeta është një udhëtim që shpesh na sjell përballë vështirësive, por është në forcën tonë të brendshme dhe besimin që gjejmë, ajo që na mundëson të ecim përpara. Kur të ndihesh i rrënuar dhe…

Hallaxhi Mansur-Ajkë ashku

Xhehenemi nuk asht vendi ku djegni, por asht vendi ku kërkush nuk e ninë që djegni. *** Guha që flet asht shkatërrimi i zemrës që heshtë. *** Litari i ekzekutimit asht miraxhi i ashikut. ***…