0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

O Zot, këtij malli zemra s’mund t’i bëj ballë
Koha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatë
Në çdo hap kam një pengesë, s’më lë të lirë
Koha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatë


A është e mundur të arrihet qëllimi në këtë rrugë
A është e mundur të shihet fytyrë dosti në këtë kurbet
Ashikut rëndë i vjen të kthehet pas
Koha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatë


Një barrë që s’bartet në shpinë ma vure
U habita, në rrugë mbeta, mbrëmjeve
Shpresa është e përhershme por
Koha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatë


Nëse të dua e të mos duhem kam fat
Cili doktor do t’i jep ilaç këtij derti
Jam i sëmurë, i etur në vende kurbeti
Koha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatë


O, Hanxhi që hanin e haneve ke krijuar
Me një gllënjkë të dashurisë Tënde lindi kjo dhimbje
O, bukë e skamnorit, o, besim i besimtarit
Koha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatë

Related Posts

FERDANE SAHITI-T’KAM DASHTË

T’kam dashtë edhe në ato ditë, kur veç kujtimi yt m’ka përqafue Kur fjala “mirë jam” ka rrejtë, veç me mshefë sa fort m’ke mungue. T’kam dashtë edhe kur t’kam lanë me ikë, pa e…

AMIR VELIU-PËRTEJ HIJEVE

Dikur ishit dy, pastaj tre, Si gurë që rrjedhin në lumë, Si fjalë që nuk ndahen... Por tani nuk jeni asgjë, Pos hije që s’mund të flasin. Betoheshit për vëllazëri, Me libra dhe ëndrra që…

FATIJONA BAJRAJ-GERMA MALLI

Zjarmi i andrrës t’pashueme T’panë n’gjumin e dytë Djeg rrëmujën e kujtimeve Vaktin mungesës ma mytë T’pajetuemet mes stinëve Tekrar t’paskan n’dynja Metkan sall nji hajal Shpirtit ranim tuj i ba Prej qitapit t’zemrës kanë…