0 Comments

Organizata për kulturë dhe edukim “Frymëzimi” vazhdoi aktivitetet e saj në kuadër të projektit “Transformimi i shoqërisë përmes ndërgjegjësimit të të rinjve për të drejtat e njeriut”, projekt i cili është financuar nga Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Drejtorisë së Administratës të Komunës së Skenderajt.

Në kuadër të Klubit të Librit u diskutua për romanin “Ferma e kafshëve” të George Orwell. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit diskutuan aspektin letrar dhe historik të veprës, ku u spikatë diskutimi në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut në sistemet totalitare, të ndërtuara në ide utopike për kah teoria dhe çnjerëzore për kah praktika.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit diskutuan për “Shtatë Urdhërat” e librit, kryengritjen, udhëheqësinë dhe sa po arrijnë gjeneratat e reja të mësojnë për historinë e tyre, apo po rrezikojmë ta harrojmë të kaluarën.

Related Posts

Nazim Hikmet-Vjeshta

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ditët vetëm se po shkurtohenShirat janë gati të fillojnëTë kam pritë më derë të hapurPërse u vonove kështu? Në sofrën time spec të gjelbër, krip e bukëNë shtambë vera që ta…

Fatijona Bajraj-Hater

Veç nji gja m'ka mbete pa e ba n'kit xhihan Me e diftue mallin si telall neper mejdan Me brite si e marre udheve t'dynjase S'ma ze kush per t'madhe zhurmen e sevdase Vargjet tua…

S’ka ma-Ferdane F. Sahiti

Ftohtë!asgja nuk m'ngrohë ma As rrezet e diellit në mes të gushtitAs drita e hanës nuk e ndriçon natënPa shije!Asgja nuk m'shijonAs buka e gatume erën ma t'njejtë s'e kaAs magjia nuk ka atë manaPa…