0 Comments

30.

Nga shpirti jem po del ofshamë,

Peshë ma t’madhe dot s’po mban,

Kam kja mbramë, shumë kam kja,

Prej lotëve t’mi oqean asht ba!

Po përmbytem n’thellësinë e tij,

Frymë dot ma tepër unë nuk marr,

Mbramë… mbramë kisha ditëlindjen… a e di?!

Agimi sot m’çeli, ende gjumë s’kam!

E unë po t’them… gja tjetër s’desha,

Veç nji urim prej teje me marr,

Nji fjali prej teje m’kish ngjall e jetë m’kish dhanë,

Atë, që dot jetu s’e kam!

Sot asht vit tjetër,

Nantëmbëdhjetë i mbusha mbramë,

Mbylla kujtimet n’ditarin e vjetër,

N’faqen e re prapë lotët m’ranë!

S’po e kjaj mungesën tande,

Lumtuninë s’ke pse e ndalë,

Mbramë e kisha unë ditëlindjen,

Edhe këtë vit dëshira jem je kanë!

N’mes shoqnisë fryjta qiriun,

Flakën e tij e shujta, e flakën teme hala po mbaj,

M’digjnin sytë nga pesha e lotëve,

Jam betu që ma s’kam me kja!

E nji gja vetes i kam premtu,

Mungesën tane mos me kja,

Të më kishe dashtë pak… m’kishe uru,

Edhe hanës ia kishe thanë ca fjalë…

… Nji dashni e jotja, e harrueme!

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-DIMEN MALLI

Dimni n'derë t'zemrës hafëz Shkallën e drunit e ka vnu Po difton që arbaini i mungësës Po vjen tuj hapnu N'sini t'ashkut tem hafëz Hala brumi i mallit po gatuhet Piqet n'oxhak t'gjynylit tem Shtrohet…

METIN IZETI-KRIJUESIT…

Kurrë nuk hodha gur të sulmoj të vërtetën, Shpirti im, gjithnjë, e ndjente shkëlqimin e njohjes, Nuk u ndala në konaqet e epshit, të harroj esencën, Thirra me zë gjithandej, kudo bërtita, prej brengës. Gjërat…

Fatijona Bajraj-Menzil

N'sexhade t'vjetër përmbysa ballin hafëz Ja Vedud, thirra mes lotësh tuj rënku Pata kanë nji shkemb i madh hafëz Udhës t'ashkut n'copë rane jam shëndrru Hejben e mbushun jemeqe hafëz Ua zbraza bilbilave që për…