0 Comments

Si dita i zbulon mendimet e tua

Thellë, shumë thellë je e dashuruar, oj zemër

Po të quaj të lirë, do të gënjeja pa mëdyshje

Ti je e dashuruar me një tjetër, oj zemër

Telat e thyer të sazit të dashurisë

S’i ngjajnë gjë dot dhimbjes së hollë që mbart

Vajzës fshatare që lëron arën në vapë

Djersës së dheut i je dashuruar, oj zemër

Marashit, Mullës, Kërklarelit larg,

Çamlëbelit të Koroglut trim

Bjeshkëve të Karsit, liqenit të Vanit

Borës së Aërit i je dashuruar, oj zemër

Reve të pranverës, erës së agimit

Si përmbytje të arta ta ndezin shpirtin

Le të thonë ata që s’dinë: qenka i marrë!

Nga sot, në të nesërmen je dashuruar, oj zemër

Zhurmës së ujit që rrjedh nga lartësitë

Erës së trumzës, hijes së pishës

Ngjyrave nga e bardha e qumështit te jeshilja e thellë

Vjollcës së tokës e je dashuruar, oj zemër

Trimit që fjalën s’e kthen mbrapsht

Zjarrit që s’fiket me vite të tëra

Armës që s’i zbret nga krahët kurrë

Kalit ngjyrë qielli i je dashuruar, oj zemër

Më të mirit të të mirëve, thelbit të së bukurës

Tasit që ujë i jep udhëtarit të etur

Penës së dijetarit, furçës së piktorit

Poetit, poezisë je e dashuruar, oj zemër

S’është kjo dashuri që mendja ta kapë

Secili që dëgjon, kuptim tjetër i jep

Ashtu si dritës që rrugën të humburve ia tregon

Nurit të së vërtetës je e dashuruar, oj zemër

Related Posts

LOKJA IME- FERDANE F. SAHITI

Lokja ime Hanë, dritë e ndezur në zemër Lokja ime që mban më të bukurin emër Lokja ime që pranverë sjelle në çdo stinë Dimrat s'të arrijnë ty, por ti dimrat shkrin Toka ndihet e…

Ozdemir Asaf-Lavinia

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Nuk do të të them mos shkoNëse ke ftohtë mere xhaketën timeKëto janë orët më të mira të ditësRri me mua Nuk do të të them mos shkoPërsëri, ti e…

Klimë e mërzisë-Fatijona Bajraj

Shumë e dertin ma gjuejti dynjaja N'thesin e zbrazun t'mrensisë Ashike gjoja po i tham vedit, ama Zemrën e kam n'klimë t'mërzisë N'mahkeme n'mallit m'barti dynjaja Fjaltë m'burgosen nuk m'bajnë dëshmi Prangat e mallit s'ka…