0 Comments

Mos u lodh kot, oj zemër e gjorë

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Edhe po deshi bilbili, trëndafili thahet

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Ka arsye që peshojnë rëndë

Vitet prishin çdo urë ndërmjet

Të dashurit shpejt zemërohen

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Fillimi pranverë, fundi vjeshtë

Fryti dyshim ose hamendësim

Edhe mjaft kur themi ndonjëherë

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Argëtim, dasmë, gosti duhen

Pjesë plot nga materia kërkohen

Edhe shumë gjëra të tjera duhen

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Dashuri themi, po ç’është vallë?

Sa është e gjerë, sa e gjatë?

Provuar mijëra vjet me radhë

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Edhe kuptimi materializohet

Edhe nëna harrohet

Edhe për atë që xhan i thua

Dashuria s’mjafton, s’mjafton

Related Posts

Xhan Jyxhel-Nuk duhet të lidhesh

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Nuk duhet të lidhesh me diçka ashtu verbërishtNuk duhet të thuash nëse nuk është ai/ajo nuk mund të jetojë Nuk duhet të thuash praSepse jeton Nuk është e nevojshme të thuash…

METIN IZETI-EJA…

EJA… më shpëto nga rrëmuja e kohës nga gjembat e lakmive të botës nga zjarri që iu versul kullotës nga majat e ëndrrave të mesnatës. Eja… më shpëto nga ernat e flakta të natës nga…