0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Ti, je drenushë e trembur, e ikur nga pylli

Unë, një përbindësh pas teje i rënë
Nëse do botën në ndihmë thirre
Vetëm ti je në botë, si dhe unë jam

Do të të frikësojnë rrugët që ke kaluar
Mbas do të të vijnë gjithnjë zërat e këmbëve të mia
Krah të papërcaktuar trupin ta mbështjellin
Qafën do të ta djegë fryma ime e zjarrtë

Netëve të dimrit në dhomën tënde vetëm
Kur brendësia të rrëqethet çasti më përvëlon
Thuaj ai është dritare që i mbështjellë
Thuaj nuk është era po ai është që rënkon

Do thahet si një trëndafil e jotja jetë
Edhe nëse ikë e shëtitë qytet më qytet
Mua do më mbetesh përsëri në fund

Ti vdes… mbyllen rrugët prapa
Unë më varrin bëhemi sekret mbajtës, të pres
Nuk arrihet imagjinata duke menduar e si shenjë
Në tokën tënde bëhem gurë, të pres..

/Revista-Akademia/

Related Posts

Sita e zemrës-Fatijona Bajraj

M’gjujeti ashku n’qiell t’mallit Mungesës t’jarit n’tokë m’ka zbritë Ma troshiti ashkun mungesa Ia mblodha troshat ia qita n’sitë Nisa me sitë n’sitë t’zemrës Ashkun për njat temin mashuk Me i ra poshtë rrjetës dynjallaku…

Botohet numri XI i revistës “Uji”

Është botuar numri XI i revistës “Uji”, revistë e cila përbëhet nga shkrime letrare, kulturore e historike.  Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime, poezi dhe përkthime.…

Hallaxhi Mansur-Ajkë ashku

Xhehenemi nuk asht vendi ku djegni, por asht vendi ku kërkush nuk e ninë që djegni. *** Guha që flet asht shkatërrimi i zemrës që heshtë. *** Litari i ekzekutimit asht miraxhi i ashikut. ***…