0 Comments

34.

Nën hijën tande

N’greminën e madhe ngadalë po bie,

S’gjeja dorë t’më ngrinte pranë,

Po kjaja e britja e lodhur e thyer,

Nën hijën tande, edhe unë jam!

Po qëndroja unë njashtu e thyer,

Copë e çikë brenda jam ba,

Mbaju për meje, por pa arsye,

Se as unë veten n’kambë s’e mbaj!

M’zgjate dorën, po dot s’më ngrije,

N’greminën e jetës ku paskam ra,

Nën hijen tande e strukun isha,

Drita e diellit sytë mos me më vra!

S’mund të çohem, as mos më fyej,

Shajta mjaft unë veten mbramë,

Po tretem dashni… jo pa arsye,

Edhe dhimbja jem e vlefshme asht!

Mos rri po t’lutem, nëse s’ke arsye,

Durim që dhimbjen tem ta ndigjosh…

Nën hijen tande, edhe e thyer,

Dot më tepër nuk qëndroj!

Zvarrë do ngjitem kësaj gremine,

Shpirt nuk kam unë që ta la,

Amanet po t’la disa kujtime,

Qysh asnja e lumtun s’asht…

M’thuj çka asht dashunia,

Nën hijen tande t’digjesh flakë,

S’ish gja barra që po mbaja,

Sa hija jote që m’peshonte randë…

Related Posts

Fatijona Bajraj-Malli i hojeve t’shpirtit

Rrodhi malli prej hojeve t'shpirtit t'harlisun Dhe çdo pore nji zashëm përmallueshëm gumëzhon Ndjenjat që m'kullosin nektar mallëngjimeve M'dhanë shijen e mjaltit t'muhabetit që tash m'mungon M'asht thanë (e çka s’më asht thanë) që ka…

Sejjid Nesimi – Ajkë ashku

Namazi e agjënimi bahen kaza, po koha e jetës tem që m'kalon pa Ty, kaza s'ka. *** “Për mos me pre gishtin e tij (myftiu) ikë nga drejtësia e Hakkut Ndërsa unë Nesimi si ashik…

Mall – Ferdane Sahiti

Sot erdha unë me t'pa, me t'i ndigjue ato rrahje t'zemrës Erdha me e shue këtë mall Erdha me t'tregue që po harroj shumë gjana, por jo ty Se bash ti je arsyeja që po…