0 Comments

S’ka nevojë për shumë muhabet,

le të flasin sytë ngadalë me dert.

Nji shikim i sinqertë vlen sa nji jetë,

kur zemra flet, fjala mbetët shkret

Kur t’jem afër, mos më thuj asgja,

Se shpirti jem therret pa za.

Se n’dashni s’ka nevojë me u bindë,

veç me u ndie thellë, pa dhanë shpiegim

Zemra n’zemër le të bjerë fort,

pa frikë, pa fjalë, pa marre, pa mort.

Ka ndjenja që s’i njeh bota,

Se janë si shpirtat qe i ndanë ndanë veç toka.

E kur të m’ndjesh pa m’prekë, pa m’pa,

kujtoje se nuk t’kam dashtë me fjalë

por me lutje që i kam ba pa pra

si nana që pret femijën e vet me pa.

Related Posts

LEOTRIM VLADI-PREMTIM

Erdha në kodrën më të lartëPër të parë se çfarëMund të më mësojëI kam premtuar dikujt që deri atjeKu retë takohen me tokën do të shkoj. Mbi mua rëndojnë mëkatet e tuaPër të cilat unë…

Rexhep Gurgurovci-Kurbeti

Për kurbet desha të shkruj Po më dridhet dora, nuk po muj Se kaluan mbi tridhjetë vjet Kur mora rrugën për kurbet Kurbetin ta lavdofshin Por atje mos të qofshin Si fëmijë e kisha dëgjuar…