0 Comments

Lemni, po du me qenë si ai njeriu që rrin te ura,
veç lëkurë e asht..
Ai zgjohet, ha, pi, qesh me lot,
qanë, bërtet, rrihet, shtrihet por i vetëm àsht..
Gjatë gjithë k’tyre proceseve,
gjatë tërë k’saj dite ai bash kërkand s’e sheh
As gishtin e drejtum kah ai,
s’nin asnji za,
nuk lodhet se çka po i thu shokut tond për to,
bash kërkand s’e njeh!
Atij s’ia ndin për oraret,
për ligjet,
për takimet,
për paratë,
për shefin,
as për shtet..
Ai vetëqeverisë në botën e vetë!
Disa thonë që është ba “budall” se paska mësu pa masë,
a ndoshta ka vuejt për dashninë që s’iu kthy më pas..
Disa thonë se familja e shoqnia
e kanë anashkalu a çka po di!
Ama ai s’merr vesh kurgja,
edhe nëse qeshesh ti!
E qe besa as unë s’po du me kurgja me marrë vesh..
S’po du me iu ndi juve kur mundoheni me m’fut
me ju në të njàjtin thes!
S’po du që ju për mu krenar me u bà
s’po du me ba kurgja për juve,
e mandej me thanë pse s’po ban ma
s’po du me m’i rrah krahët tu m’thanë mirë ka me u ba!
s’po du me m’tregu që kam mëkate pa i la!
Po du me qenë pjesë e botës që ju “budallenjë” i thërrisni!
A bane mirë a bane keq, ju prapë njàjtë flisni!
Ma me qejf kisha hy në botën e ktyne që ju i thërrisni si “budallenjë”
se ma rahat ndihna,
s’paku ata po tregohen ma t’njerzishëm
e ma mikpritsa në rrethin e tyne..

/RevistaUji-9/

Related Posts

DAN IBRAHIMI – TI RILINDESH NGA HIRI YT

Ti rilindesh nga hiri yte ke dhuratë nga natyratë ringrihesh sa herë rrëzoheshnuk ke pohuaras nuk ke mohuar kurrëvetëm ke parë dhe dëgjuarrrenat e përdalakëngët e përçudëtafjalimet shkumëzuesedhe duartrokitjet për atanuk ka këngë për tyas…

ANDRIN KABASHI-APARTAMENTI NUMËR 13

Apartamenti numër 13, ishte apartamenti i familjes sonë, Qela. Aty kemi banuar ne: babai, nëna, unë dhe motra ime e vogël, Nina. Ky apartament gjendej në katin e dytë të ndërtesës dhe nuk ishte fort…

FATIJONA BAJRAJ-PA MANA

Nuk i mbetë mana kurgjafitVeç plaga u thellu deri n’áshtAsnji gja ma s’ka shijeMa as loti i njelmët s’asht A thu t’ranat e vjeshtësPrapë n’bahar kanë me lulëzuVallë tash t’frymuemit përgjysmëKam me i thanë “me…