0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Mevlanen e Junusin mua m’i jepni
Mexhnunin e Lejlanë juve jua kam lënë
Ka dyzet vite që i etur jam, një gotë ujë ma jepni
Lumin, detin juve jua kam lënë


Nuk jam kërkues i famës e namit
Pozitën e gradën nuk ia bëj shpirtit barrë
Dostllëkun, dashurinë, dhembshurinë posedoj
Ngatërresat, përleshjet juve jua kam lënë


Kohë nuk kam të mbjell, korr e plugoj
Nga toka e pabërë haram të prodhoj
Më mjafton vetëm zemra në të për të hyrë
Konakun, pallatin juve jua kam lënë


Në hak gjeta huzurin dhe jo në bollëk
Ajo që desha ishte djersa e ballit e nuri i syve
Egoizmin, qibrën, e krenarinë e neveritshme
Interesin, bankën juve jua kam lënë


Mos le të mundoheni asnjëri për kot
Do iu ngopen sytë me dhé e gurë
Mua me besimin tim më lini të vetëm
Dynjanë tërësisht juve jua kam lënë

Related Posts

Mejhane ashku – Fatijona Bajraj

N'kit mejhane ashkuMej dertet m'bahen Kadeh dehje heshtjaMeze lot që n'faqe m'thahen Vargjeve t'derdhuna n'fletëNgjyra iu asht zbehErë shkrum malli lëshojnëN'mungesë t'ftofta dhé Frymën e përmallimit s'mun e majNeji jem m'vajton dertliN'ven t'ofshamës qe prej…

Flutura në lavër – “Edhe kjo kalon”

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një ditë, një burrë duke shëtitur në pyll e pa një flutur duke u përpjekur të dilte nga lavra. Me orë të tëra e shikoi fluturën që mundohej të dilte…

Ferdane F. Sahiti-Nana m’ka thanë

Nana m’ka thanë mos u dorëzo bijë Edhe n’rrafshinë me kanë mos u ndal Se tuj punue nji ditë do të bahet mal i madh Çika jem mbildhe mendjen fortë Çdo herë që bota t’rrëzon…