0 Comments

Shkruan: Prof. Lulzim Tafa

Gjuha poetike që e përdor në vargjet e saj Fatijona Bajraj vetëm sa e sforcon mendimin, se gjuha me të cilën shkruhet poezia është gjuhë që i tejkalon gjuhët që njerëzimi i flet, ngase poezia e ka gjuhën e vet, që është universale.

Ashtu siç janë edhe universale temat që kjo poete i trajton në vargjet e saj, kur shkruan për pasuritë e pashtershme të shpirtit të njeriut, si dashurinë, mallin, (që për rrjedhojë ka përmallimin),hatrin e idhnimin, pikëllimin, dhimbjen e gëzimin.

Poezia e Fatijones dallon nga poetët e tjerë, që shpesh ngelin peng të koherencës logjike, pa iu ra ndërmend se edhe poezia, ashtu si jeta, brenda vetes kanë edhe paradoks. Fatijona e ka sensin e kultivimit të paradoksit si pak kush; ajo guximshëm e ndjek atë. Për shembull, malli që të gjithë i djeg, në vargjet e saj malli shfaqet edhe si akull.

Kjo, dhe shumë gjetje të tjera interesante, kësaj poete i japin mekamin dhe mekamin e lartë në kozmosin poetik. Vargjet e saj janë të thjeshta, të bukura, e shprehur me gjuhën e saj, janë plot marifet.

Related Posts

FILLIMI I RRUGËS DREJT LUFTËS

Viti 1996 nuk erdhi si një vit i zakonshëm për familjen Duraku. Ai erdhi i rëndë, me zhurmë çizmesh, me trokitje të dhunshme dyersh dhe me heshtje që rëndonte mbi shpirt. Për Kushtrimin, që ende…

Nexhip Fazël Kësakyrek-Ky shi

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ky shi… ky shi… më i hollë se fija e flokutKy shi që bie më i butë se frymaKy shi… ky shi… një ditë kur të pushojëPasqyrat fytyrën time nuk do…

Giovanni Verga-Historia e një Laureshe

7 nëntor Parmbrëmë, pasi ai m’i kish shqiptuar ato fjalë, kur hyra në dhomën ku ishin mbledhur gjithë të afërmit e mi, bashkë me zotërinjtë Valentini, isha aq e trazuar shpirtërisht, saqë të tërë e…