0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Nëse them që nga kohët është një mbrëmje prilli
Erërat më freskuese nga ti po fryjnë
Në ty po e vëzhgoj detin më të katërtin
Në ty po e shoh malin më të qetin
Nga ti i kam këputur lulet që nuk vyshken
Në ty e kam drejtuar më të bereqetshmen tokë
Në ty e kam shijuar shumicën e pemëve

Nëse them që
Ti je e nevojshme sa ajri
E bekuar sa buka
E dashur sa uji
Je nga nimeti, nga nimeti je
Nëse them që…
Besomë mua e dashur, besomë
Je hare në shtëpinë time e pranvere e kopshtit tim

Dhe në sofrën time je verë e vjetër
Më le që unë ta shpreh bukurinë tënde
Së bashku më erërat, lumenjtë e zogjtë
Një ditë pas ca ditësh
Nëse zërin tim nuk e vëren
Nga zëri i erërave, lumenjve e zogjve
Dije që unë vdekur kam
Por ti përsëri mos u mërzit, e qetë rri
Në varr insekteve t’ua mësoj bukurinë tënde

Dhe pastaj

Kur zëri tim ta dëgjosh në kube të qiellit përsëri
Përkujtoje që është ditë e llogarisë
Kam rënë në mes e po të kërkoj ty

/Revista-Akademia/

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ – TI…

Ti je rrokja ma e bukur e fjalës lumni Ti je vetë manaja e fjalës madhështi Ti je burim i rrjedhës t'dashnisë Dashni që m'bahet shtrat lumi drejt Hyjnisë Ti fener i udhës tem t'mundimit…

Vetëvrasje – Orhan Veli Kanik

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Do të vdes pa më dëgjuar askushdo të më gjendet një copë gjak në skaj të buzësata që nuk më njohin duhet të thonë “sigurisht që paska dashur dikë”ndërsa ata…