0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Çdo rrugë që më zgjatet në brendi
Drejt dostit më shpie
Duke nuhatur erën e manushaqes, zambakut,
Trëndafilit, shkoj drejt dostit


Koha nga hidhërimi lodhet
Mëngjesi me mbrëmjen bashkohet
Gjaku im i vakët pika-pika
Rrjedh drejt dostit


Eja, shiko në mua, ti tek unë eja
Nuk më ndalon asnjë pengesë
Një dorë që nuk e shoh
Më tërheq drejt dostit


Truri im është furrë e gjoksi im oxhak
Digjem që shumë kohë
Dashuria ime është një drenushë e vogël
Kërcen e shkon drejt dostit


As nuk mbaj sekret as nuk fsheh
Vetëm Atë vështroj
Madje edhe në tabut sytë e mi
Shikojnë drejt dostit

Related Posts

Fatijona Bajraj-Pazarllëk me natën

Pazarllëk dashta me ba me natën Rixha i bana për me shku I ofrova krejt çka n'dorë pata Ama ajo inat bani me mu U përula e përlotun para natës E mbështjellun me errësinën e…

Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini

Kalendari Të gjithë numërojnë ditët për t’u takuar me gjysmën tjetër, ndërsa unë numëroj frymëmarrjet e shpirtit. Sa herë që frymë marr më kujtohesh ti dhe ndiej se jam mëafër teje derisa zgjohem nga ëndrrat,…