0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Ulu në hije, por gjethet nga ti
Mos të dëmtohen
Pastrohu e në varr hyn
Toka nga ti mos të dëmtohet


Rrugët janë të gjata e të largëta
Shkurtohen kur vjen dashuria
Shtrihu e kurban bëhu si Ismaili
Por thika nga ti mos të dëmtohet


Këtu jam thuaj nëse të kërkojnë
Të vërtetën thuaje nëse të pyesin
Nëse tabutin ta mbështjellin
Flamuri nga ti mos të dëmtohet

Kur ti shpërngulesh edhe atdheu le të ikë
Rruga le të digjet kur kalon ti
E kur nga uji pi
Burimi nga ti mos të dëmtohet


Mos të të prek pluhuri ty
Haku i popullit të kalon ty
E afërta mos të thyhet nga ti
E largëta mos të dëmtohet nga ti

Related Posts

METIN IZETI-NGULFATJA E LETËRSISË

Jeta në epokën e “autokracisë digjitale” duket se e zhduk përgjithmonë kulturën. Skllevërit e Rendittë Ri përpiqen me ngulm ta përshpejtojnë vdekjen e letërsisë, së shpejti nuk do të nevojiten as ata– transhumanizmi, me shumë…

Sejjid Nesimi – Ajkë ashku

Namazi e agjënimi bahen kaza, po koha e jetës tem që m'kalon pa Ty, kaza s'ka. *** “Për mos me pre gishtin e tij (myftiu) ikë nga drejtësia e Hakkut Ndërsa unë Nesimi si ashik…