0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

A s’të shkatërron dashuria?
Forcën, a nuk ta shpenzon?
A s’të shuhet zjarri yt?
A s’është mjaft, oj zemër, a s’është?


Dashuria nuk ka shkallë
Mendjen ajo ta merr
Para botës u turpërove
A s’është mjaft, oj zemër, a s’është?

Në rrugën e së dashurës
Mbete duke shikuar dhe pagjumë
Vuajte për shkak të dashurisë
A s’është mjaft, oj zemër, a s’është?


Cilën brengë t’a numëroj?
Dashurisë si t’i përballoj
U dogja mjaft, ende të digjem?
A s’është mjaft, oj zemër, a s’është?


Zëri në gjoks më bllokohet
Nuk kam dëshirë as të jetoj
Unë një i pa derman
A s’është mjaft, oj zemër, a s’është?

Related Posts

Malinda Deda-Shkruan Zonja M. / 34

34. Nën hijën tande N’greminën e madhe ngadalë po bie, S’gjeja dorë t’më ngrinte pranë, Po kjaja e britja e lodhur e thyer, Nën hijën tande, edhe unë jam! Po qëndroja unë njashtu e thyer,…

Bardha Kolukaj-Ti nuk ishe më ti

T’pashë mbramë. Ishe më ndryshe se herën e fundit që t’kam pa, Prej larg sikur dojshe me m’bërtit e me m’sha, S’munda me t’prek, veç erën ta kam ndi... Erë, që s’ke e jotja se…