0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Ujëtari me një shkop mbi supe në të dy anët e tij mbante dy kova me ujë. Njëra nga kovat ishte e krisur. Kova që ishte në gjendje të rregullt çdoherë arrinte plot ujë në shtëpinë e pronarit ndërsa kova e krisur vetëm përgjysmë. Kjo gjendje kishte vazhduar kështu përreth dy vite.
Ujëtari çdoherë kishte arritur në shtëpinë e pronarit me vetëm një litër e gjysmë ujë. Kova e pakrisur ndiente krenari që arrinte çdoherë plot në shtëpi ndërsa kova e krisur që arrinte gjysmë, turpërohej.
Një ditë, pranë lumit kova e krisur i kishte thënë ujëtarit: Po turpërohem nga vetja dhe dua të kërkoj falje nga ti. Ujëtari e kishte pyetur se përse turpërohesh?
Kova ishte përgjigjur: Qe 2 vite, vetëm gjysmën e detyrës e ke plotësuar për shkak të krisjes time dhe rrjedhjes se ujit. Ujëtari iu përgjigj: Kur kthehemi për te shtëpia e pronarit, dua nga t’i që t’i shohësh lulet në skaje të rrugës.

Kova e krisur, gjatë rrugës pa lulet që kishin lulëzuar në skaj të rrugës, mirëpo prapë e kishte ndjerë vetën keq sepse kishte derdhur prapë gjysmën e ujit dhe kërkon falje.
Ujëtari përsëri e pyet kovën: A e vërejte se lulet kishin çelur vetëm në anën tënde dhe në anën tjetër nuk kishte lule? Kjo është arsyeja që unë nuk kërkoj llogari nga ti.
Unë i kam mbjellë farat e luleve nga ana jote dhe ti i ke ujitur ato sa herë jemi kthyer nga lumi. Ka dy vjet që unë me ato lule e zbukuroj tryezën e pronarit.
Po të mos ishe ti kështu, këto bukuri nuk do të përjetoheshin në atë shtëpi.

Related Posts

Pa mana-Fatijona Bajraj

Nuk i mebtë mana kurgjafit Veç plaga u thellu deri n'ásht Asnji gja ma s'ka shije Ma as loti i njelmët s'asht A thu t'ranat e vjeshtës Prapë n'bahar kanë me lulezu Vallë tash t'frymunit…

Elefanti në errësirë

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një elefant të ardhur nga India e futen në një ahur. Do t’ua tregonin atë popullit të atyshëm.Shumë persona u mblodhën për…

Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini

Kalendari Të gjithë numërojnë ditët për t’u takuar me gjysmën tjetër, ndërsa unë numëroj frymëmarrjet e shpirtit. Sa herë që frymë marr më kujtohesh ti dhe ndiej se jam mëafër teje derisa zgjohem nga ëndrrat,…