0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Mu si malet me dëborë, kokën drejt e mbanë
Mjegullës së pranverës flokët e saj i ngjajnë
Të veçanta janë vetullat e qerpikët e saj
Plagët e gjoksit tim m’i shtypin flokët e saj


Sa zemra të varura në telin tënd mbetën
Valëviten në krahët e tu, e në tëndin bel
Nganjëherë qafës, ndonjëherë ballit
Nga pllaja në pllajë shëtisin flokët e saj


Faqet e saj si shegë e lulëzuar
Sytë e saj si një lumë me guralecë
Gjoksi saj si bora që bie në maja të bjeshkëve
Mirëpo më i bukuri se të gjitha është floku i saj


I lidhë që të mos ia trazoj era që frynë
E të mos i kundërvihen ata që ia shohin
Që të mos e pengojnë askënd
Vetëm mbrëmjeve i zgjidhë flokët e saj

Related Posts

Bardha Kolukaj-Thellë

Hatër Nja dy-tri kujtime që i kam strukue n’pjesën ma t’thellë temen Nji grusht lot që herë pas here më rrjedhin ndër faqe Nji mal me plagë e dhimbje Edhe nji betim për mos me…

DALINË ARIFI-PA MËSHIRË

Sot e vrava për herën e dytëKur ika e nuk i thash një lamtumirëE kam vrarë shumë herëMbase edhe atëherë kur i thash të duaTë vrasësh dashurinë nuk ka nevoj plumbaE shpesh e kam kërkuar…

FERDANE SAHITI-T’KAM DASHTË

T’kam dashtë edhe në ato ditë, kur veç kujtimi yt m’ka përqafue Kur fjala “mirë jam” ka rrejtë, veç me mshefë sa fort m’ke mungue. T’kam dashtë edhe kur t’kam lanë me ikë, pa e…